6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeministri suedez: Provokimet kundër Türkiye-s dhe Islamit janë të rrezikshme për sigurinë

Më të lexuarat

“Kemi parë se si këto mund të shkaktojnë pasoja të mëdha dhe të rrezikshme për imazhin e Suedisë në botë dhe për sigurinë e suedezëve jashtë vendit”, tha Kristersson

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson​​​​​​​ ka deklaruar se veprimet kundër Türkiye-s dhe Islamit të kryera kohët e fundit në vend kanë komplikuar sigurinë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me dyer të mbyllura për mediat që zhvilloi me liderët partiakë në Suedi, Kristersson dha deklarata lidhur me provokimet kundër Türkiye-s në vend nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK/YPG, djegien e Kuranit dhe procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Ai tha se është e qartë se si ngjarjet e shënuara javët e fundit në Stockholm e kanë bërë komplekse sigurinë e Suedisë.

“Kemi parë që një kukull lodër e përngjasuar me presidentin Erdoğan u var nga këmba dhe më pas djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm. Veprimet e grupeve të vogla dhe individëve pavarësisht se janë të ligjshme në Suedi në javët e fundit, janë kthyer në një fushatë dezinformimi. E kanë treguar Suedinë një vend armik të Islamit. Kemi parë se si këto mund të shkaktojnë pasoja të mëdha dhe të rrezikshme për imazhin e Suedisë në botë dhe për sigurinë e suedezëve jashtë vendit”, tha Kristersson.

Kristersson: Ata që bëjnë këto veprime janë “idiotë të përdorshëm”

Pas bëri të ditur se veprimet në fjalë u shërbejnë atyre që janë kundër Suedisë, Kristersson i ka cilësuar si “idiotë të përdorshëm” ata që bëjnë këto veprime.

“Suedia ndodhet përballë me rreziqet më të mëdha të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Partitë kanë mendime të ndryshme për çështjen e NATO-s. Kemi arritur në një situatë më të sigurt me miratimin e aplikimit të Suedisë nga 28 vende të NATO-s, por nuk duhet të injorojmë edhe faktin që nuk jemi ende anëtarë të NATO-s”, tha Kristersson i cili vuri në dukje se aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO është i rëndësishëm.

Ai theksoi se këtë javë do të vizitojë SHBA-në dhe se do të zhvillojë takime rreth procesit të anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

Diskutimet për organizatën terroriste PKK/YPG mes partive në Suedi

Liderja e Partisë Social Demokrate, Magdalena Andersson tha se lideri i Partisë “Demokratët e Suedisë” i ekstremit të djathtë, Jimmie Akesson me deklaratat kundër Türkiye-s, ka vendosur në rrezik anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se qeveria duhet të ndalë bashkëpunimin me Partinë “Demokratët e Suedisë”.

Ndërsa Akesson në përgjigjen e tij ndaj Andersson tha se Partia Social Demokrate është në marrëdhënie të afërta me organizatën terroriste PKK/YPG dhe se në të vërtetë Türkiye po reagon ndaj kësaj situate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit