7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Bariu i fesë – Nga hoxhë Dorian Balliu

Më të lexuarat

Një hoxhë që të ketë ndikim në shoqëri dhe që mesazhi i tij të jetë i plotë duhet të ketë njohje edhe mbi dijet mondane. Cfarë dua të them me këtë? Nuk kam parasysh të bahet gjeolog, fundja mirë do ishte edhe ashtu sepse edhe aty do gjejë shumë argumente që flasin për Zotin. Por le të nisemi nga më e thjeshta, gjuha. Në qoftë se një hoxhë nuk e njeh gjuhën e popullit të vet si do t’u flasë atyre?! Nuk kam parasysh këtu të dijë të komunikojë, vetëkuptohet gjë tjetër jam duke thënë. Sepse le të themi për të mësuar Kuranin duhet patjetër të mësojmë gjuhën arabe sepse ajo është kusht për të kuptuar fenë, për të njëjtën arsye duhet njohur edhe gjuha e popullit, sepse përmes saj njeh si duhet zakonet, traditat, kulturën, folklorin, letërsinë etj, dhe i shërben më mirë të vërtetës tënde.
Mosnjohja e gjuhës është problem kyç në përcjelljen e të vërtetës, sepse Allahu thotë në Kuran: “Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit).” Në këtë ajet Zoti ka përdor foljenليبين لهم – për t’u shpjeguar atyre, të shoqërua me një ل – li që është lidhëz shkakore, që tregon se njohja e gjuhës është kusht për të përmbushur bejanin, që është shkalla më e lartë e deklamimit të vërtetës. Pra për të bërë bejan nevojitet njohja e gjuhës së shoqërisë, dhe nqs është kështu atëherë bie miti se për të prezantuar të vërtetën nuk na duhen dijet mondane, por mjafton të njohim dijet fetare, që është një problem tjetër shumë i madh ndarja e dijeve në këtë mënyrë, por është tjetër gjë kjo, dhe që të mos shpërqendrohemi, në qoftë se pa zotëruar gjuhën nuk bën dot bejan, atëherë mund të klasifikohesh mes mëkatarëve, të paktën ta trajtojmë gjuhën në nivel me mjekësinë, në qoftë se një shoqëri nuk ka një mjek të gjithë njerëzit janë mëkatarë, dhe me siguri edhe ti që po lexon tani këto rrjeshta e ke dëgjuar shpesh në ligjërimin e hoxhallarëve një tezë të tillë. Pra një hoxhë nuk mund të pretendojë se e njoh aq sa më duhet gjuhën, sepse duhet ta njohë si duhet, sepse prej këtij pretendimi jemi në këtë nivel ligjërimor shumë të varfër sot, njohja e gjuhës me themel është shkak për të përmbush bejanin. Kjo gjë na sugjerohet edhe në traditën profetike, madje vetë ligjërimi kuranor është i tillë. Profeti a.s ishte gojëtar i madh (fesih), dhe ne e dimë shumë mirë që fjalët e tij duhen shpjeguar, madje në trashëgiminë kulturore islame gjenden qindra libra që shpjegojnë fjalët e profetit, e njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Kuranin, Fjalën e Zoti, dhe pastaj një hoxhë pa u menduar gjatë thotë feja është e thjeshtë, atë e kupton edhe bariu, por njerëzimi vëlla i dashur nuk ndahet në profetë dhe barinj, ka edhe shtresa të tjera shoqërore mes tyre. Në qoftë se edhe bariu kupton çfarë kërkon Zoti prej tij, kjo nuk do të thotë se gjërat aty janë kaq të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për shpjegim, por sepse besimi shkon me natyrën e njeriut, sepse Zoti që shpalli Kuranin e krijoi atë, sepse mund ta konsideronim padrejtësi dhe diskriminim që për të kuptuar vullnetin e Zotit duhet paraprakisht të kalosh disa teste.

Më tregoni atëherë një bari që shpjegon këto ajete kuranore: “Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç’kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë. Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes.
Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit. Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit