0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.

Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Telegrafi.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane.

Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, tha ai, raporton Telegrafi.

I pari i qeverisë shqiptare tha më tej se është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për de-eskalimin e një situate ku dukshëm çdo ditë, çdo orë e humbura më e madhe është Kosova.

“Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë tjera… Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe si kurrë më parë po fajësohet botërisht”, tha ai.

Siç shkruan Telegrafi, Rama tha se beson që krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë e uljes së saj në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellë me Serbinë.

Duke folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se është një dokument konfidencial.

“Natyrisht është një dokument konfidencial, i cili pa diskutim nuk pritet të jetë zgjidhja ideale por ju sigurojë që është një dokument i nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit, duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës…”, tha ai.

“Drafti është neutral, është bërë për Kosovën në radhë të parë. Kosova për mua është mbi të gjitha. Unë skam asnjë interes në Kosovë, nuk marr vota atje, por si kryeministër i Shqipërisë që sheh se si një pjesë e kombit tim po humb në një përplasje me ata që e lartësuan kombin tim dhe hodhën bomba për kombin tim, i ndjej detyrë t’i them këto fjalë”,  u shpreh kryeministri i Shqipërisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit