1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministri malazez, Krivokapiq: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

Më të lexuarat

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq njoftoi se kishte marrë informacione se si po përgatitej arrestimi i tij pas arritjes nga Beogradi, ku u takua me Patriarkun Porfirio.

Siç tha ai për TV Vijesti, arrestimi i tij ishte duke u përgatitur për shkak të “tradhtisë kombëtare” dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestonte, ai tha se do të ishte prokurori special i shtetit Milivoje Katniq, raporton rtcg.

Nga ana tjetër, kryeprokurori special, Milivoje Katniq, tha mbrëmë vonë se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin Krivokapiq.

“Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, tha Katniq për Antena M.

Në një deklaratë për Pobjeda, Katniq tha se kryeministri malazez i shkaktoi atij dëme të paçmueshme si burrë dhe profesionist, kur e akuzoi atë për përgatitjen e arrestimit të tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit