Kryeministri libanez, Saad al-Hariri ka dhënë dorëheqjen, duke thënë në një transmetim televiziv se druhej për jetën e tij, ndërkohë që lëshoi akuza të ashpra ndaj Iranit. Babai i tij, ish-kryeministri i Libanit, Rafik al-Hariri, u vra në vitin 2005.
Saad al-Hariri akuzoi Iranin se po mbjell “frikë dhe shkatërrim” në disa vende, përfshirë edhe Libanin. Ai u zgjodh kryeministër nëntorin e vitit të kaluar, pasi kishte mbajtur këtë pozicion edhe më parë midis viteve 2009 dhe 2011.
“Po jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që parapriu vrasjen e martirit Rafik al-Hariri”, tha ai në transmetimin nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad. “Kam ndjerë se po komplotohet ndaj jetës sime”, shtoi ai.
Hariri, po ashtu, sulmoi lëvizjen e mbështetur nga shiitët e Iranit, Hezbollahët që kanë një pushtet të konsiderueshëm në Liban.
Dorëheqja e Haririt vjen si surprizë e madhe duke e zhytur skenën politike shpesh të trazuar të Libanit në një periudhë të re pasigurie. /tesheshi.com/