15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kryeministri i Libanit, Saad al-Hariri jep dorëheqjen: po komplotohet ndaj jetës sime

Më të lexuarat

Kryeministri libanez, Saad al-Hariri ka dhënë dorëheqjen, duke thënë në një transmetim televiziv se druhej për jetën e tij, ndërkohë që lëshoi akuza të ashpra ndaj Iranit. Babai i tij, ish-kryeministri i Libanit, Rafik al-Hariri, u vra në vitin 2005.

Saad al-Hariri akuzoi Iranin se po mbjell “frikë dhe shkatërrim” në disa vende, përfshirë edhe Libanin. Ai u zgjodh kryeministër nëntorin e vitit të kaluar, pasi kishte mbajtur këtë pozicion edhe më parë midis viteve 2009 dhe 2011.

“Po jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që parapriu vrasjen e martirit Rafik al-Hariri”, tha ai në transmetimin nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riad. “Kam ndjerë se po komplotohet ndaj jetës sime”, shtoi ai.

Hariri, po ashtu, sulmoi lëvizjen e mbështetur nga shiitët e Iranit, Hezbollahët që kanë një pushtet të konsiderueshëm në Liban.

Dorëheqja e Haririt vjen si surprizë e madhe duke e zhytur skenën politike shpesh të trazuar të Libanit në një periudhë të re pasigurie.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit