Kryeparlamentari Glauk Konjufca e paska emëruar Drilon Gashin këshilltar. Drilon Gashi, një person i përjashtuar nga BIK-u për shkak të qëndrimeve të tij kontraverse dhe i reklamuar në medie si një klerik me qëndrime sa qesharake aq edhe të pabaza dhe me nuanca të qarta shiite është emëruar këshilltar në cilësinë e klerikut. Ky vendim i Konjufcës është i turpshëm për tre arsye:
1. Ndër Shqiptarë në Kosovë nuk ka shiizëm. Çdo tendencë për fuqizim të saj përmes pushtetit është tentim për çrregullim përmes pushtetit.
2. Modelin i klerikut që e promovon kryekuvendari është modeli i klerikut i cili ka dështuar të etablohet si figurë në mesin e njerëzve dhe kjo për shkak të qëndrimeve të tij qesharake. Tendenca me e imponu prej lartit është në kundërshtim me vullnetin e njerëzve.
3. Personi në fjalë në veprimtarinë e tij disa vjeqare kurrë nuk i ka shërbyer kauzës së urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Ai është kapur vetëm në kauzën e përçarjes. Promovimi i këtij personi është promovim i përçarjes.
Andi Rexhepi