14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Të dashura fashioniste hijabi dhe influencer të modës modeste…

Më të lexuarat

Nga Dalya Ayoub 

Kjo është një letër e hapur nga motra juaj dhe nuk i drejtohet ndonjë personi ose faqeje në veçanti:

Kam menduar shumë për këto fjalë sepse gjëja e fundit që dua të bëj është të lëndoj ndjenjat tuaja, t’ju gjykoj ose të shihem si moraliste. Gjithsesi, unë e fshiva dhe e redaktova këtë shkrim disa herë para se ta postoja… pasi është kaq e vështirë të vendosësh ekuilibrin për të mos ofenduar askënd duke mos kompromentuar parimet tona të besimit.

Por gjithsesi dua ta ndaj këtë këshillë pavarsisht se si mund të merret, për hatër të këshillimit dhe përkujtimit dhe do mundohem të jem sa më e kujdesshme teksa e bëj këtë.

Ndiej që e kam për borxh ta ndaj këtë… vetëm në rast se vërtet nuk e dinit më parë… kështu që të lutem rinovo qëllimin tënd para se të vazhdosh ta lexosh këtë artikull… dhe shpresoj vërtet që ta pranosh këtë në zemrën të hapur pasi po vjen sinqerisht nga zemra ime!

Unë e di që qëllimi juaj për të hyrë në këtë industri ishte të plotësoni një boshllëk, të jeni një model për vajzat e reja me hixhab që ato mund të duken mirë dhe të jenë elegante në të njëjtën kohë, dhe të luftojnë kundër nocionit që gratë muslimane janë të shtypura dhe të dobëta …

Allahu ju shpërbleftë për këtë… Unë me të vërtetë besoj se këto janë qëllime fisnike…

Por fatkeqësisht; ajo që tani shohim me pothuajse të gjitha motrat me hixhab dhe veshje modeste, është se puna që ata po bëjnë nuk po i shërben askujt tjetër përveç vetes dhe bizneseve të tyre si dhe vetë sistemeve të shprishura, duke u përpjekur të na zbrapsin më tej dhe të na distancojnë nga Krijuesi ynë dhe qëllimi i vërtetë përfundimtar:

✔️

Pa e kuptuar, ju po e ushqeni natyrën sipërfaqësore të rrjeteve sociale

✔️

Pa e kuptuar, ju jeni duke glorifikuar kulturën toksike të imazhit negativ të trupit pefekt nga e cila shumë vajza janë në ankth dhe depresion sepse nuk mund ta arrijnë atë

✔️

Pa e kuptuar, ju jeni duke e mbështetur kapitalizmin, konsumerizmin dhe kulturën e një fame të rrejshme të cilën Islami e kundërshton qartazi

✔️

Pa e kuptuar, në të vërtetë ju jeni duke e kthyer hixhabin në një veshje sensuale me veshjet e ngushta që vishni (e cila po mbulon trupin tuaj; por gjithashtu tregon belin, këmbët, madhësinë e gjoksit, të vitheve etj), duke theksuar tiparet e fytyrës tuaj me filtra, ndriçimin dhe pozat e papërshtatshme që bëni shpesh me trupin tuaj (dhe fytyrën) për hir të imazhit perfekt të denjë për ta parë bota…

✔️

Pa e kuptuar, ju jeni duke sfiduar vetë qëllimin e hixhabit, i cili është të jesh robëreshë vetëm e Zotit… dhe jo skllave e askujt ose diçkaje tjetër … hixhabi ka të bëjë me modestinë … ka të bëjë edhe me mbulimin e bukurisë së dikujt nga bota e jashtme përveç asaj që është e qartë dhe nuk mund të fshihet nga trupi i një gruaje..

Ju dëshironi të promovoni “modë modeste” për gratë muslimane; ok.. në rregull… por… ju lutem ta dini që moda modeste nuk është vetëm veshje me stil që mbulon trupin: veshja modeste / hixhabi duhet t’i përmbahet * kërkesave fetare * të hixhabit të cilat na janë vendosur jo nga të tjerët por nga vetë islami, si një sistem universal vlerash dhe parimesh.

Unë e di që Hixhabi në kohën tonë është SUPER i vështirë për t’u mbajtur… pasi është gjithashtu një nga gjërat më çliruese që gratë do të bëjnë ndonjëherë për veten e tyre !!

Ne duhet të rikujtojmë se kjo banesë e përkohshme këtu e quajtur Dunia është vendi ku të gjithë do të testohen… gjërat do të bëhen më të vështira… dhe ne do të duhet të marrim vendime në disa raste kundër nefsit tonë për të shpëtuar shpirtin tonë të përjetshëm

Ju lutemi shkoni në faqen tuaj të rrjeteve sociale tani pasi të keni mbaruar së lexuari këtë shkrim dhe me një vështrim të shpejtë hidhini një sy vetëm 10 fotografive tuaja të fundit që keni ndarë në faqen tuaj të faqes dhe pyesni veten sinqerisht: a jam unë në rregull me Zotin? A i shërben e gjitha kjo shpirtit tim dhe banesës time të ardhshme? 

Kur supermodelja Halima Aden u largua nga industria e modës, duke mos kërkuar ndjesë fare, thjesht i tha shtypit se vendimi i saj për t’u larguar është sepse “nuk është në përputhje me besimin tim”

Unë me të vërtetë besoj se çdo motër në industrinë e modës e di se për çfarë flet Halima thellë brenda zemrës së saj … por për çfarëdo arsye ajo e largon këtë të vërtetë dhe mundohet ta mbysë këtë zë… ndoshta duke menduar “më vonë ndoshta, do të heq dorë prej kësaj”. Por pas pandemisë dhe parashikimeve për të një të ardhme të pasigurt, a do të kemi vërtetë një “më vonë”?

Ju lutem më falni nëse isha shumë i drejtpërdrejtë në fjalët e mia por qëllimi im është t’ju këshilloj ju dhe vetes time!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit