2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kritikë për analistë dritë shkurtë- Hoxhë Mustafa Tërniqi

Më të lexuarat

Për analistët dritë shkurtër, servilët dhe antinjerëzorët të cilët interpretojnë dhe gjykojnë situatën në Palestinë pa ndjesi, pa arsye dhe me injorancë të theksuar.
Armëpushimi dhe vënia kufi e sulmeve gjithëpërfshirëse kundër civilëve në Gaza do të vijë patjetër -me lejen e Zotit- sepse të bësh masakra cdo ditë pa kursyer me mijëra fëmijë, gra, pleq dhe të sëmurë nën preteksin e vetëmbrojtjes, duke shpërfilluar rregullat, ligjet, vendimet, rezolutat, konventat ndërkombëtare dhe kërkesat e njëpasnjëshme për të paktën një armëpushim humanitar, do të thotë që nuk po bëhet luftë kundër një organizate por spatrim etnik për interesa territoriale, ekonomike dhe politike në kurriz të një populli. Nëse vazhdohet kështu, kjo situatë do të sjellë shpejt një krizë politike dhe diplomatike botërore ku OKB-ja nuk do të funksionojë më për cfarë është themeluar dhe së shpejti do shfaqen interesat territoriale në një përfshirje gjeografike tepër të gjerë. Kina i jep të drejtën vetes të aneksojë Tajvanin, Turqia ishujt e shumtë që ka në prag të derës, Rusia pjesët që pretendon në Ukrainë, Serbët Kosovën e plot pretendime të tjera në disa kontinente njëherësh.
Vetëm kurdët në Lindjen e Mesme janë një minë me sahat që destabilizon Irakun, Sirinë, Iranin dhe Turqinë në atë shkallë sa të ketë ndryshim kufish që sjell vetëm konflikte të përgjakshme pa fund. Më e rrëzikuara nga e gjithë kjo është vetë Izraeli të cilës po i kërkohet vazhdimisht armëpushimi jo vetëm për shkakun e civilëve të vrarë që shtohen me përmasa të frikshme cdo ditë, por në fillim për sigurinë e vetë Izraelit. Destabilizimi i Lindjes së mesme vetëm me crregullimet e cmimeve të gazit dhe naftës është i mjaftueshëm për tu futur në një kolaps ekonomik botëror.
Për këtë arsye shtetet perëndimore kanë filluar ta rishikojnë cështjen më me kujdes për të shkuar në një armëpushim, sepse vazhdimi i sulmeve në Gaza dhe humbja e aleatëve në Lindjen e mesme do të sjellë një krizë ekonomike e cila mund të cojë në shpërbërje të vetë BE-së. Andaj nëse nuk arrihet armëpushimi tani, situata mund të rëndohet dhe konflikti të përhapet aq sa nuk mund ta ndalojnë më dhe nëse duan ta ndalojnë.
Nga këto sulme të gjithë janë të rrezikuar dhe përfundimi i këtij gjenocidi është cështje njerëzore dhe humanitare nga një anë, por në anën tjetër është dhe siguri kombëtare, ekonomike dhe politike për vendin tonë.

Hoxhë Mustafa Tërniqi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit