1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Krijuesi, dashuria ime e vetme

Më të lexuarat

A Muslim pilgrim prays atop Mount Mercy on the plains of Arafat during the peak of the annual haj pilgrimage, near the holy city of Mecca…A Muslim pilgrim prays atop Mount Mercy on the plains of Arafat during the peak of the annual haj pilgrimage, near the holy city of Mecca early morning October 14, 2013. An estimated two million Muslims were in Mecca, Saudi Arabia, on Monday morning for the start of the annual Haj pilgrimage. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa (SAUDI ARABIA – Tags: SOCIETY RELIGION)

Njeriu gjithnjë ka nevojë për Zotin. Krahas nevojës së ndjerë ndaj mirësive të Tij, njeriu ka më shumë nevojë për ndihmën dhe mbrojtjen e Zotit. E ka më të nevojshme të ushqejë zemrën dhe shpirtin, se të ushqejë trupin e tij me ajër, ujë dhe bukë. Një njeri i sinqertë duhet të kërkojë nga Zoti një zemër të vendosur.

Nëse njeriu vepron me mendimin “unë ia dal vetë mbanë, pa ndihmën e askujt”, tregon që ai nuk e kërkon ndihmën e Zotit. Ky mendim apo qëndrim është krejtësisht i gabuar dhe një veprim i tillë mund të dëmtojë besimin e njeriut. Njeriu shpeshherë harron se çdo ekzistencë ka nevojë për Zotin. Ndodh që ai t’i ulet dhe bindet Zotit për vite të tëra, por kjo bindje nuk është përforcuar brenda tij. Përpos të gjithave, atij i takon të kërkojë mbrojtje nga Zoti dhe t’i lutet me sinqeritet Atij.

Një besimtar i sinqertë duhet të dijë se asgjë tjetër në këtë botë nuk mund ta shpëtojë apo t’i japë zgjidhje problemeve të tij përveç Allahut. Nisur nga kjo ai duhet të thotë gjithnjë “Allah” dhe t’i drejtohet veçse Atij.

Edhe në Kuranin Famëlartë bie në sy kjo e vërtetë: “… A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij që jua largon të keqen dhe ju bën juve dëshmitarë në tokë? Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Sa pak që reflektoni!” (Neml, 27/62). Nëse do ta kujtonit ndihmën e Tij çdo herë që jeni ndodhur në vështirësi, çdo herë që i jeni drejtuar ‘O Zoti im!’ dhe ju ka ardhur në ndihmë, atëherë pyetjes së mësipërme do t’i përgjigjeshit me tërë bindjen me fjalën “Allahu”.

Mos dashuro tjetërkënd

Unë besoj se çdo dëshirë e imja e lidhur me këtë botë është mungesë besnikërie ndaj Zotit, profetit dhe fesë sime. Nuk dua që dashuria ndaj gjërave të kësaj bote të zërë vendin e dashurisë më të madhe. Megjithëse mund ta kem kaluar jetën me shumë probleme, duke u përballur me vuajtjen dhe dhimbjen, duke kaluar infarktet të cilat ma ndalojnë zemrën dhe duke u tejngopur me ilaçe, unë përsëri zgjedh t’i shërbej fesë sime në vend të bukurive të kësaj bote. Nuk kam ndonjë dëshirë për jetë të gjatë. Çdo natë e pres sikur të ishte nata ime e fundit.

Të gjithë ne duhet të përpiqemi të përmbushim detyrimet tona në mënyrën më korrekte për të fituar lumturinë e përjetshme dhe t’i mbështetemi mëshirës së Allahut (xh.sh). Duhet t’i ngremë duart lart dhe të lutemi. Gjatë lutjeve mund të përmenden më shpesh fjalët e ajetit të tetë të sures Al Imran: “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë dhe jepna mëshirë, vërtet Ti je Dhurues i madh!” “O Drejtuesi i zemrave! Na i forco zemrat tona në fenë Tënde. Dhe më pas të themi: “Bëji zemrat tona të të binden”. Edhe nëse do t’i përsërisnim jo dhjetë, po njëmijë herë, përsëri do ishte e mangët.

Profeti ynë a.s. na e ka këshilluar përsëritjen e këtyre lutjeve në mëngjes dhe darkë nga tri herë. Ai ishte një i dërguar, profet, pa faje dhe i mbrojtur. Po ne, a jemi të pafaj dhe të mbrojtur si ai?! Ne nuk jemi as pa mëkate dhe as të mbrojtur nga to. Nuk e kemi një siguri të tillë. A nuk duhet të rrëqethemi nëse Profeti vetë i thotë këto fjalë?

Drejtoju Allahut

Askush të mos thotë “ndihem kështu a ashtu”, “kam këtë apo atë problem”. Ke qarë ndonjëherë për dyzet net me radhë për Zotin tënd? E ke vënë ballin në sexhde dhe je mbytur në ngashërim? Pse mundohesh të shfajësohesh? Drejtohu nga Zoti dhe lutju me përgjërim Atij. “Më trego rrugën o Zoti im, më mbaj dorën se nuk mund të shkoj pa Ty”.

Mos prisni që Zoti t’iu japë gjëra të cilat i janë dhënë njerëzve që kanë copëtuar zemrat në rrugën e Tij. Ai mund të dhurojë sa të dojë, por secili do të marrë aq sa përpiqet. Nëse ju e bëni natën ditë, edhe Zoti do t’ua ndriçojë më shumë atë. Bëjini ditë netët e kësaj bote në mënyrë që Allahu t’ju ndriçojë errësirën e botës tjetër.

Redaksia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit