Drejtori i CIA John Brennan ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në vendin tonë ku është takuar me krerët kryesorë të shtetit.
Mësohet se numri një i inteligjencës amerikane ka takuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani si dhe kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se Brennan ka patur një takim edhe me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe me drejtues të komunitetit të inteligjencës.
Kreu i CIA-s gjatë këtyre takimeve ka diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.