-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Krerët e ushtrive ruse dhe iraniane kërkojnë vazhdimin e luftimeve në Siri

Më të lexuarat

Irani dhe Rusia janë aleatët më të afërt të regjimit të Damaskut dhe i cilësojnë të gjithë kundërshtarët e regjimit si terroristë.

Shefat e ushtrive ruse dhe iraniane zhvilluan një bisedë telefonike për çështjen e sulmeve amerikane në Siri duke shprehur angazhimin e tyre për të vazhduar luftën kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre, njoftoi media iraniane.

Gjenerali, Mohammad Bagheri dhe gjenerali, Valery Gerasimov dënuan operacionin amerikan kundër një baze ajrore siriane duke e cilësuar si agresion kundër një vendi të pavarur”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”.

“Sulmet ajrore amerikane parashikonin të ngadalësonin fitoret e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj për të forcuar grupet terroriste”, theksuan ata në një komunikatë.

“Dy zyrtarët shprehën vullnetin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e tyre ushtarak në mbështetje të presidentit, Beshar Esad deri në dështimin e plotë të terroristëve dhe të atyre që i mbështesin”, sipas agjencisë së lajmeve “Mehr”.

Irani dhe Rusia janë aleatët më të afërt të regjimit të Damaskut dhe i cilësojnë të gjithë kundërshtarët e regjimit si terroristë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit