19.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Në Siri vazhdojnë bombardimet ndaj Idlibit

Më të lexuarat

Në bombardimin e fshatit Urum el Coz në Idlib janë vrarë 15 civilë dhe janë plagosur 25 civilë të tjerë.

Në bombardimin e fshatit Urum el Coz në Idlib janë vrarë 15 civilë dhe janë plagosur 25 civilë të tjerë.

Ndër të vrarët ka edhe gra e fëmijë.

Autoriteti i mbrojtjes civile të Idlibit, Mustafa Rashid bëri të ditur se avionët luftarakë rusë e bombarduan fshatin me bomba thërrmuese.

Kurse avionët e regjimit të Esadit morën në objektiv Hama-n.

Në sulm u përdorën bomba napalm të cilat Kombet e Bashkuara në vitin 1980 i ndaloi për përdorimin ndaj civilëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ditën e martë goditën me 59 raketa Tomahawk një bazë ajrore të ushtrisë siriane, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është përdorur për të kryer sulmin vdekjeprurës kimik në Han Shejhun ku u vranë rreth 100 civilë dhe u helmuan mbi 500 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit