1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KRENARIA ËSHTË NË ISLAM! – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

KRENARIA ËSHTË NË ISLAM!

Omer b.Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur shkoi në Sham pas pushtimit të tij si kalif, një ushtri muslimane doli për ta pritur.
Ai kishte të veshur një izar-pelerinë, në këmbë kishte meste dhe një çallmë në kokë. Devenë e tij e mbante nga frerët, e këmbët i shkelnin në ujë.
Kur e panë në një gjendje të tillë, i thanë të habitur:
“O prijës i besimtarëve, e gjithë ushtria dhe komandantët nga Shami po vijnë të të takojnë e ti i takon ata në një gjendje të tillë?!”

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u përgjigj atyre:

“Vërtet, ne jemi një popull që Allahu i lartësuar na ka ngritur me anë të Islamit, ne nuk do të kërkojmë krenari përveç se në Islam!
Në një transmetim tjetër transmetohet se ai ka thënë:

“Ne ishim njerëzit më të përulur, por Allahu na lartësoj me Islam, sa herë që kërkojmë krenari përtej asaj me të cilën na ngriti Allahu, Allahu do të na përulë përsëri!”

Ibn Ebi Shejbe, El-Musannef, 7/10,
Hakim, El-Mustedrek, 1/130.

Allahu na e ruajtë krenarinë me islam!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit