10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

PËRRALLAT E PABESIMTARËVE

Më të lexuarat

S’ka dyshim se në Islam është e ndaluar rreptësisht të urohen kërshëndellat dhe festat e tjera të pabesimtarëve. Të pafetë, sekularët, të dehur në përrallat dhe bindjet e tyre të kota, me një mendjemadhësi dhe arrogancë të çuditshme, në emër të tolerancës po mundohen të na imponojnë bindjet e tyre, duke u bërë kështu jotolerantë ndaj bindjeve tona dhe të drejtës sonë për të mos ua uruar pakicave të krishtera në vendin tonë festat e tyre të kota. Madje me një guxim të çuditshëm, e përqeshin Islamin dhe parimet e tij. Sekularët e kanë një mendje aq të ngushtë dhe të paarsyeshme, saqë nuk arrijnë ta kuptojnë se këto festa bien ndesh në mënyrë të drejtpërdrejtë me besimin tonë, dhe e luftojnë bazën e besimit, pra njëshmërinë e Zotit. Ndërsa injorimi i tyre ndaj rrjedhës historike rreth ndarjes së feve tregon për paditurinë e tyre të thellë. O muslimanë! Nuk mund të na mësojnë asgjë ata që nuk dinë as të marrin tahret! Mos ua u uro festat atyre që po na e shajnë Zotin!

وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗا لَّقَدۡ جِئۡتُمۡ شَيۡـًٔا إِدّٗا تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِنۡهُ وَتَنشَقُّ ٱلۡأَرۡضُ وَتَخِرُّ ٱلۡجِبَالُ هَدًّا أَن دَعَوۡاْ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٗا وَمَا يَنۢبَغِي لِلرَّحۡمَٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا إِن كُلُّ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّآ ءَاتِي ٱلرَّحۡمَٰنِ عَبۡدٗا

“Ata thonë: ‘I Gjithëmëshirshmi ka një bir’. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar, Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar, Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir. S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit.” (Surja Merjem, 88-93)

Fisnik Gërguri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit