6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kreativiteti dhe produktiviteti kërkon veçim dhe largim të gjatë nga njerëzit!

Më të lexuarat

Imam el-Bejhakiu nuk i shkroi librat e tij madhështorë vetëm se atëherë kur u shkëput nga njerëzit duke shkuar në kopshtet e një fshati në Bejhak.

Dhehebiu nuk i shkroi librat e tij madhështorë si “Tarikhul-Islam” dhe “Sijer Alami Nubela” vetëm atëherë kur u shkëput nga njerëzit duke shkuar në një nga kopshtet në periferi të Damaskut.

Imam Ibn el-Vezir nuk e shkroi librin e tij të rrallë “El Avasim” vetëm se atëherë kur u shkëput nga njerëzit.

Ndërsa Imam El-Sujuti nuk do të arrinte të shkruante gjithë ato libra të bollshëm në të gjitha fushat, vetëm se duke qenë i shkëputur nga njerëzit, deri aty sa derën nuk ja hapte askujt që trokiste përveç familjarëve të tij!

Mahmud Shakir nuk do ta kalonte të gjithë bibliotekën arabe, duke e lexuar dhe duke e studiuar, vetëm se atëherë kur u tërhoq nga njerëzit për dhjetë vite, siç tregon ai vetë për veten e tij!

Edhe ju të dashur lexues, nuk do ti kishit shumë informacione po të mos ishit veçuar disa orë nga njerëzit.
A ju kujtohet ndonjë rast tjetër i ngjashëm?

Në jetëshkrimin e Ibn Hazmit kur disa e shqetësuan duke i thënë se: Kjo dituri nuk është e përvetësuar nga ana jote! Ai u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij (dhe u fiksua). Edhe pse shiu binte rrëke mbi të, ai përsëri nuk pushoi.

/ Dr. Ali el-Imran/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit