1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Krahu i djathtë i Erdoganit në Shkup: Ky vend i veçantë për mua!

Më të lexuarat

Hakan Fidan shpalos vizionin turk për Ballkanin nga kryeqyteti maqedon

Një mbështetje të pandalshme të Turqisë për Maqedoninë e Veriut shprehu ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas takimit që pati në Shkup me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Timco Mutsunski. Por njëherësh aty, kryediplomati turk shpalosi vizionin e Ankarasë për Ballkanin, si dhe kredon anti-FETO që duhet të vlejë dhe për Maqedoninë.

“Siç e dini, unë kam vizituar Maqedoninë dhe Shkupin shumë herë në role të ndryshme gjatë 20 viteve të fundit. Turqia e ka mbështetur fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Sot patëm bisedime intensive. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë partneritet. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për të vazhduar me krijimin e një Këshilli të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë”, tha Hakan Fidan.

Ministri i Jashtëm turk iu referua edhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. “Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë euro dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend”, tha Fidan.

“Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë për mua”, theksoi ai, duke shtuar se trashëgimia osmane është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të vendit dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë fushë.

“Komuniteti turk në vend na lidh ngushtë, si Ura e Gurit në Shkup. Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe të ruajmë këtë harmoni në Maqedoninë e Veriut. Unë besoj se qeveria e re do të ketë një qasje pozitive për kërkesat për mësimin e gjuhës amtare dhe projektet infrastrukturore të komunitetit turk. Në të njëjtën kohë, besoj se qeveria e re do të ketë një qasje të ndjeshme në luftën kundër terrorizmit, e udhëhequr nga FETO, sepse është kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku ajo është e pranishme. Presim që Maqedonia e Veriut të mbështesë më fuqishëm luftën kundër FETO-s”, shtoi ministri i Jashtëm turk.

Ballkani, sipas Hakan Fidanit, është i një rëndësie gjeostrategjike dhe ky rajon kontribuon drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin e Evropës. “Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin, ky është një prioritet kyç për ne dhe si Turqi po marrim pjesë aktive në këtë drejtim. Turqia në Ballkan ka gjithmonë një qëndrim proaktiv dhe ne do të intensifikojmë përpjekjet tona edhe më shumë, falë bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, një vend që ndodhet në zemër të Ballkanit”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Sipas tij, Turqia i kushton rëndësi të madhe edhe forcimit të bashkëpunimit ushtarak me Maqedoninë e Veriut. “Në këtë kontekst, besoj se çështjet si trajnimi ushtarak dhe pjesëmarrja në stërvitje ushtarake do të marrin një vrull të konsiderueshëm në të ardhmen e afërt. Kompanitë e industrisë së mbrojtjes të vendit tonë zënë pozita udhëheqëse në mbarë botën dhe dua të theksoj se këto kompani janë të gatshme të kontribuojnë për Maqedoninë e Veriut”, theksoi kryediplomati i Ankarasë.

Ndryshe, Hakan Fidan konsiderohet si pasardhës i mundshëm i Erdoganit, pasi zotëron cilësitë dhe aftësinë e një lideri porsi lideri aktuali turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit