Mesazhi nga Shkupi mbi të djeshmen, të tashmmen dhe të ardhmen maqedonase
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se 80 për qind e qytetarëve të vendit të tij janë për Bashkimin Evropian.
Ai këtë e tha në akademinë ceremoniale me rastin e festës kombëtare të 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë, e cila u mbajt në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut.
Sipas Kovaçevskit, 32 vjet më parë, në vitin 1991, me vendim të shumicës së më shumë se 95 për qind të qytetarëve, “u realizua mandati për shtetin tonë të pavarur maqedonas”.
“Tridhjetë e dy vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve, në shumicën prej 80 për qind, për jetën në Evropë, në BE, por në Republikën vendase të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kovaçevski.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se gjeneratat e tanishme kanë për obligim që t’i përgjigjen thirrjes së sotme, 8 shtatorit, e cila kërkon nga ata të vazhdojnë idenë shekullore të përparimit dhe progresit, gjegjësisht të integrojnë vend në BE.
Mbi tre miliardë euro të investuara
“Nëse nuk bëjmë një përparim në integrimin evropian së bashku me fqinjët tanë nga Ballkani Perëndimor, vendi ynë kërcënohet sërish me izolim. Duke pritur përsëri dhe duke bllokuar përsëri. Dhe kjo do të thotë një shans i humbur për përparim dhe anasjelltas, kthim dhe një errësirë e re, në të cilën ata do të enden për një kohë të gjatë siç u endën 11 vjet”, tha Kovaçevski, duke aluduar për sundimin e Nikolla Gruevskit (VMRO DPMNE).
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se faktet tregojnë se 80 për qind e eksporteve të Maqedonisë shkojnë në vendet anëtare të BE-së, si dhe se 50 për qind e importeve në vend vijnë nga vendet anëtare të BE-së.
“Dhe se BE-ja, në këtë pavarësi 32-vjeçare, është bërë pjesë e pandashme e zhvillimit tonë dhe ka investuar 3.3 miliardë euro në vendin tonë. Sepse ata besojnë në përkushtimin tonë të sinqertë për integrimin evropian, si qëllimin tonë strategjik, por edhe objektivin e tyre strategjik”, thksoi Kovaçevski. /tesheshi.com/