2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kosovë, studentët e diplomuar në Turqi fushatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Më të lexuarat

Me anë të kësaj fushate, është siguruar bashkëpunimi dhe mbështetja nga Telekomi i Kosovës (VALA), që do të mundësojë realizimin e këtij donacioni të dhurimit për përkrahjen me SMS në Republikën e Kosovës

Shoqata e Studentëve të Diplomuar në Türkiye (TUMED), ka filluar një fushatë donacioni për mbështetjen e viktimave të tërmeteve shkatërruese që goditën në një masë të madhe Türkiyen, transmeton Anadolu.

Siç njofton kjo shoqatë, me anë të kësaj fushate, është siguruar bashkëpunimi dhe mbështetja nga Telekomi i Kosovës (VALA), që do të mundësojë realizimin e këtij donacioni të dhurimit për përkrahjen me SMS në Republikën e Kosovës, që planifikohet të jetë një shumë simbolike prej një euro.

“Mjetet e grumbulluara do të dhurohen drejtpërdrejtë në institucionin shtetëror turk AFAD – Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. Ne kërkojmë bashkëpunimin tuaj lidhur me plasimin e kësaj fushate, ku qytetarët tanë do të informohen rreth përmbajtjes së kësaj fushate”, shkruan njoftimi i kësaj shoqate.

Tutje u bë e ditur se TUMED dhe Telekomi i Kosovës nuk do të jenë përfitues financiar nga ky donacion.

Të paktën 41.156 njerëz humbën jetën dhe 105.505 u plagosën nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit