2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kosovë, organizatat turke dhurojnë ndihma për familjet në nevojë

Më të lexuarat

Fadil Pushkolli, kryetari i Fondacionit të Jetimëve të Kosovës tha se me mbështetjen e bamirësve nga Turqia dhe Evropa synojnë që pa dallime etnike të dërgojnë ndihma tek të gjithë personat në nevojë gjatë dimrit në Kosovë

Në bashkëpunim me shoqatën ndërkombëtare të ndihmës IHH në Austri, shoqatën Sadakataşı, shoqatën ONhayat në Gjermani dhe Fondacionin e Jetimëve në Kosovë, Fondacioni i Ndihmave Humanitare IHH do të shpërndajë ushqime për 450 familje në nevojë dhe qymyr për 500 familje në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fadil Pushkolli, kryetari i Fondacionit të Jetimëve të Kosovës, në një deklaratë për AA tha se me mbështetjen e bamirësve nga Turqia dhe Evropa synojnë që pa dallime etnike të dërgojnë ndihma tek të gjithë personat në nevojë gjatë dimrit në Kosovë.

Ai tha se si pasojë e pandemisë së përjetuar situata e personave në nevojë është rënduar edhe më tej. “Vazhdojmë punimet për ndihmë dimërore në Kosovë dhe po shpërndajmë aktualisht rreth 100 tonë qymyr. Si Fondacion i Ndihmave Humanitare IHH shprehim falënderimet tona për të gjithë vëllezërit tanë në Turqi”, theksoi Pushkolli.

Shpërndarja e ndihmave e cila ka filluar për komunitetet pakicë në Komunën e Fushë Kosovës do të vazhdojë edhe në komunat e Mamushës dhe Pejës.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit