1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kosova solidarizohet me demokracinë në Turqi

Më të lexuarat

Një përmbledhje e zhvillimeve të ditëve të fundit në Kosovë.

Deputetë të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Organizatave joqeveritare dhe qytetarë të shumtë prizrenas, të premten në mbrëmje, marshuan nga Xhamia e Sinan Pashës, deri te ndërtesa e Konsullatës së përgjithshme të Turqisë në Prizren, në marshin “Solidarizim me Demokracinë” në njëvjetorin e puçit të dështuar në Turqi.

Para marshit, për nder të dëshmorëve të rënë, në Xhaminë e Sinan Pashës u organizua Mevludi dhe Duaja e Hatmes, ndërsa në konsullatën e Turqisë në Prizren u vendosën lule.

Ilir Gashi në emër të Grupit organizues  tha se njëjtë si para një viti siç ndodhi në Turqi që nga minaret e xhamive populli turk u mobilizua për ta mbrojtur rendin juridik,  ne sonte këtu pas thirrjes së salasë jemi mbledhur për ta kujtuar atë natë e cila shpresojmë të mos përsëritet kurrë.

Ai falënderoi pjesëmarrësit ndërsa shtoi ky marsh u organizua në solidarizim me popullin dhe shtetin turk.

“Jemi mbledhur sonte këtu për tu solidarizuar me popullin turk, shtetin turk për atë që ndodhi para një viti, për atë tentim grusht-shtet të dështuar që u organizua për ta rrezuar vullnetin e popullit dhe për ta rrëzuar demokracinë në Turqi. Jemi mbledhur këtu sepse shteti turk dhe populli turk janë prej miqve tanë më të mëdhenj që gjithmonë i kanë hapur dyert kur ne ishim në vështirësi. Jemi këtu në shënjë falënderimin për ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe ndihmën në të gjitha proceset deri tani”, tha ai.

Përveç përkujtimit e në mbrojtje të shtetit turk jemi këtu, tha më tej Gashi, për ta dhënë edhe një mesazh tjetër një përkujtim që të mos lejojmë as në Kosovë struktura paralele.

“Nuk duhet ta lejojmë asnjëherë formimin e strukturave paralele, të cilat me anë të shpëlarjes së trurit të të rinjve të cilën mund ta sjellin në atë gjendje që një kohë e kthejnë edhe tytën kundër popullit dhe kundër rendit juridik. Bëjmë thirrje që të mos lejohen strukturat e tilla as në vendin tonë dhe në asnjë vend të botës”, tha Gashi.

Të njëjtin mesazh në gjuhën turke e lexoi njëri nga bashkëorganizatorët, profesor Xhengiz Çesko.
Të shtunën  marshi “Solidarizim për Demokracinë” u mbajt edhe në Prishtinë, ku morrën pjesë qytetarë të shumtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit