15.9 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

EBA mohojnë pretendimet për hakimin e mediave katarase

Më të lexuarat

Lajmet e hakuara thonin se Emiri i Katarit e ka quajtur Iranin një “forcë islamike” dhe ka lavdëruar grupin e rezistencës palestineze Hamas.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë mohuar pohimet se ky vend qëndron pas serisë së hakimeve që ndezën krizën rajonale dhe që izoloi Katarin nga fqinjët.

Gazeta amerikane “Washington Post” tha të dielën se EBA-të e kishin orkestruar hakimin e faqeve shtetërore të lajmeve të Katarit dhe mediave sociale “për të postuar citime të rreme nxitëse që iu atribuan Emirit të Katarit, Sheikut Tamim Bin Hamad Al-Thani”.

Lajmet e hakuara thonin se Emiri i Katarit e ka quajtur Iranin një “forcë islamike” dhe ka lavdëruar grupin e rezistencës palestineze Hamas, në mesin e pretendimeve të tjera të diskutueshme.

Komentet nxitën që Arabia Saudite, EBA-të, Egjipti dhe Bahrejni të përjashtojnë të gjitha mediat e Katarit para se përfundimisht t’i ndërprisnin marrëdhëniet diplomatike me Dohan, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit.

“Raportimet se EBA-të kanë hakuar agjencinë e lajmeve të Katarit janë të pavërteta”, tha Ministri Shtetëror i Punëve të Jashtme i EBA-ve, Anuar Gargash, në një seminar të mbajtur nga Instituti Mbretëror për Punë Ndërkombëtare me bazë në Londër (Chatham House).

Paraprakisht, i dërguari diplomatik i EBA-ve në Uashington e quajti si “të pavërtetë” shkrimin e gazetës.

“EBA-të nuk kanë patur asnjë rol në hakimin e pretenduar të përshkruar në artikull”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit