1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë

Më të lexuarat

Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit e cila po mbahet në Tiranë, të martën është paraqitur harta e Kosovës mbi të cilën është vendosur mbishkrimi “Serbia”.

Kjo hartë e cila informon për investimet në disa biznese hotelierie në qytete të ndryshme të Shqipërisë, e paraqet pjesën jugore të territorit të Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

Videoja e Konventës ku është paraqitur kjo hartë është shpërndarë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Konventa Ndërkombëtare e Turizmit po mbahet edhe këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po marrin pjesë përfaqësues nga 38 vende të botës.

Kjo është hera e parë që Konventa po zhvillohet në Ballkan.

Pjesën ku është paraqitur harta e Kosovës mbi të cilën është vendosur mbishkrimi “Serbia” mund ta shihni nga minuta e 45. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit