-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosova me delegacionin më të madh në shenjtërimin e Nënë Terezës

Më të lexuarat

Delegacioni i Kosovës ka qenë ndër më të mëdhenjtë në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, shkruan sot Koha Ditore.
Për nga numri i zyrtarëve ia ka kaluar edhe Indisë, vend në të cilin Nënë Tereza ka jetuar dhe zhvilluar aktivitetin humanitar, Maqedonisë – vend i lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dhe Shqipërisë.
Në ceremoninë e cila u mbajt të dielën krahas krerëve shtetërorë, në Selinë e Shenjtë janë parë edhe deputetë e përfaqësues të partive politike.
Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ofruar të dhëna për numrin e pjesëmarrësve dhe shpenzimet që janë bërë. 

Vetëm për koncertin e mbajtur një ditë para meshës së shenjtërimit, Qeveria kishte ndarë 300 mijë euro 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit