3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova mbetet prioritet për Bashkimin Evropian

Më të lexuarat

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot në Bruksel se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i BE-së dhe se ajo ka perspektivë të qartë evropiane, siç e ka edhe i tërë Ballkani Perëndimor.

Këto komente i ka bërë të hënën, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherin Ashton, kur është pyetur nga gazetarët lidhur me atë se Grupi Ndërkombëtar Drejtues ka vendosur që ta përfundojë mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sundimi i ligjit është prioritet për Kosovën. Ne atje e kemi misionin, të cilit aktualisht është zgjatur dhe ka mandat të qartë, që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Misioni do të punoj në bazë të ligjeve përkatëse vendëse”, tha Kocijancic, transmeton Rel.

Ajo më tej ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoj ta ndihmoj Kosovën, nëpërmjet misionit për sundimin e ligjit EULEKS dhe Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Kosovë. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit