4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lengu i limonit dhe i portokallit parandalon gurët në veshka

Më të lexuarat

Gurët në veshka krijohen si pasojë e mungesës në sasi të mjaftueshme të lëndëve që parandalojnë krijimin e gurëve në urinë dhe nga pasurimi i urinës me kripëra që i formojnë ato.

Ato shkaktojnë me dhimbje, gjak në urinë, infeksione të rrugëve urinare, temperaturë, përzierje dhe të vjella. Tek meshkujt shfaqen 3 herë më shumë se tek femrat dhe një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre është ushqyerja e pamjaftueshme dhe moskonsumimi i lëngjeve. Konsumimi i lëngjeve minimizon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka. Lëngu i limonit dhe i portokallit ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e krijimit të gurëve në veshka për shkak të acidit nitrik që përmban. Ndërsa produktet e pasura me proteinë dhe kripë rrisin mundësinë e krijimit të gurëve.

Edhe ilaçet janë një faktor tjetër ndikues në shfaqjen e gurëve në veshka. Disa ilaçe që përmbajnë kalcium dhe sodium në kurimin e hipertensionit, rrisin mundësinë e krijimit të gurëve. Ndërsa ilaçet shkarkues të urinës në disa raste rrisin rrezikun e krijimit të gurëve e në disa raste të tjera e minimizojnë atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit