3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koreja e Jugut synon të krijojë lidhje të fortë me SHBA-në në industrinë e çipave

Më të lexuarat

Ministri i Financave të Koresë së Jugut, Choo Kyung-ho tha se do të punojnë më shumë me qëllim për të krijuar një aleancë më të fortë me SHBA-në në industrinë e çipave

Ministri i Financave të Koresë së Jugut, Choo Kyung-ho tha se do të punojnë më shumë me qëllim për të krijuar një aleancë më të fortë me SHBA-në në industrinë e çipave, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Kyung-ho në një konferencë për media foli për vizitën e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol në SHBA dhe theksoi se “Vizita përgatiti një bazë të fortë për të zhvilluar një teknologji të fortë të avancuar dhe për të krijuar një aleancë kulturore”.

Ai bëri të ditur se nuk do të shmangen nga asnjë përpjekje për të “konkretizuar” rezultatet e vizitës në SHBA. “Koreja e Jugut do të kërkojë me SHBA-në projekte të përbashkëta dhe një bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit privat që përbëjnë bazën e aleancës së avancuar të çipave në botë”, tha Kyung-ho.

Duke bërë të ditur se qeveria do të fokusohet në tre fusha kyçe të industrisë së gjysmëpërçuesve përfshirë edhe çipat e gjeneratës së re, ministri Kyung-ho vuri theksin se në këto fusha kyçe krahas teknologjisë së avancuar të paketimit do të përfshihen edhe sektorët e “produkteve, pjesëve dhe pajisjeve”.

“Edhe SHBA-ja synon bashkëpunim në kuadër të ligjit CHIPS i cili rregullohet për të rritur prodhimin e çipave dhe kërkimin shkencor në SHBA”, tha Kyung-ho duke shtuar se do të kryejnë konsultime me SHBA-në për të rritur interesat reciproke në sektorin e çipave.

Ai tha se pasiguritë e jashtme si inflacioni global dhe politikat shtrënguara monetare vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi ekonominë e vendit. “Teksa inflacioni në ekonominë e Koresë së Jugut ngadalësohet, konsumi i brendshëm rimëkëmbet gradualisht, vështirësitë mbeten ende në eksporte dhe investime”, tha ministri koreano-jugor.

Pasi theksoi se këtë javë në Singapor do të mbahen negociata në kuadër të Kornizës Ekonomike Indo-Paqësore (IPEF), Kyung-ho tha se në takim do të diskutojnë rreth pozicioneve të tyre në zinxhirin furnizues global.

Më tej ai tha se do të mbështesë kompanitë lokale që duan të zënë vend në projektet përtej kufijve dhe se deri në vitin 2027 në të gjithë vendin do të formohen “zona spaciale inovative”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit