Gazetari Bledi Mane ka thënë në “Breaking” në Top News se kontrollorët shqiptarë të cilët nga dje janë në grevë dhe kanë bllokuar punën në aeroportin e Rinasit, do të zëvendësohen nga punonjës turq.
“Shumë shpejt priten të vijnë kontrollorë turq”, tha Mane.
“Si qytetar shqiptar ndihem i ofenduar sepse aeroporti është pika hyrëse dhe dalëse e vendit dhe ne një kohe pandemi më duket e tepruar kjo grevë e tyre sepse pandemia është një luftë ku të gjithë duhet të jemi solidarë dhe unitarë. Mesa di unë, çështja është në gjykatë pastaj të merrnin hapa radikalë.
Albcontrol një bordello , ku 50 përqind janë të majtë 50 të djathtë ku kush vjen i bën qoka të vetëve. Dhe kur dëgjojmë që kontrollorët thonë jemi të pazëvendësueshëm”, tha ai. .