-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Konsumi i madh i alkoolit çon në humbjen e masës muskulore në vitet e pleqërisë”

Më të lexuarat

Shkencëtarët thanë se konsumi i madh i alkoolit, veçanërisht në moshën e mesme dhe të hershme, mund të shkaktojë probleme serioze muskulore

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha alkooli kanë më pak masë muskulore në vitet e pleqërisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në faqen “Medical News”, studiuesit nga Universiteti “East Anglia” në Britani skanuan informacionet e rreth 200 mijë personave të moshës 37 deri në 73 vjeç nga Biobank në vend, për të ekzaminuar efektin e konsumit të alkoolit në masën muskulore.

Në hulumtim u përfshinë të dhënat e personave me madhësi të ngjashme trupore ndërsa iu kushtua vëmendje afërsisë së niveleve të aktivitetit të tyre fizik dhe normave të konsumit të proteinave.

Në studimin, i cili ndoqi lidhjen midis masës muskulore që njerëzit kanë në përpjesëtim me madhësinë e trupit të tyre dhe konsumit të tyre të alkoolit, thuhet se veçanërisht te personat e moshës 50 deri në 60 vjeç, ata që konsumonin alkool kishin më pak masë muskulore skeletore në krahasim me ata që konsumonin më pak alkool.

Ndër pjesëmarrësit u zbulua se ata që konsumonin një shishe verë dhe më shumë në ditë kishin masën më të vogël të muskujve.

Shkencëtarët thanë se konsumi i madh i alkoolit, veçanërisht në moshën e mesme dhe të hershme, mund të shkaktojë probleme serioze muskulore. Sipas tyre, konsumi i alkoolit duhet të reduktohet ndjeshëm në këto mosha.

Studimi u botua në revistën “Calcified Tissue International”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit