20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Raporti i Findex: Më shumë se gjysma e qytetarëve në Kosovë kanë qasje në llogari bankare

Më të lexuarat

Kosova ka shënuar një progres të madh në sektorin bankar, pasi qasja në llogaritë bankare është rritur me 31.8 për qind gjatë dekadës së fundit.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Indeksit të Qasjes në Financa (Findex) të Bankës Botërore, duke shtuar se më shumë se gjysma e qytetarëve në Kosovë kanë qasje në llogari bankare.

“Ky rezultat pozitiv është një shenjë e përpjekjeve të mëdha të sektorit bankar në Kosovë dhe na vë në rrugën e duhur për të arritur avancim edhe më të madh në aspektin e qasjes në llogaritë bankare. 58 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë qasje në llogari bankare, duke shënuar rritje të madhe nga 44 për qind sa ishte në vitin 2011”, thekson Findex.

Po ashtu, në raport thuhet se një parakusht i rëndësishëm për qasje të lartë në llogari bankare është që niveli i papunësisë në vend të jetë i ulët.

“Sektori bankar në Kosovë ka treguar përkushtim të madh në zgjerimin e e shërbimeve të ofruara dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përdorimit të llogarive bankare. Këto përpjekje janë çelësi për të siguruar që qytetarët e Kosovës kanë mundësinë për të përfituar nga avantazhet e qasjes në llogaritë bankare, duke përfshirë sigurinë, lehtësimin e transaksioneve financiare dhe mundësinë e planifikimit të mëtutjeshëm financiar. Vlen të ceket se edhe një parakusht i rëndësishëm për qasje të lartë në llogari bankare është që niveli i papunësisë në vend të jetë i ulët pasi që nëse niveli i papunësisë është i lartë kjo do të jetë pengesa kryesore për një individ që të ketë qasje në llogari bankare”, vijon raporti.

Në fund thuhet se sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë stabil.

“Sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë stabil, likuid dhe i mirëkapitalizuar duke vazhduar të financojë bizneset dhe ekonomitë familjare si një nga kontribuuesit më të mëdhenj në rritjen ekonomike të vendit”, përfundon Findex. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit