1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Konsulli austriak në Vlorë: Për ditët e shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali

Më të lexuarat

Duke marrë parasysh urgjencën e situatës, Ismail Qemal Beu, i cili këtu kishte ardhur në mbrëmjen e 26 të këtij muaji, 28nentornga Fieri, bashkë me 27 delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare, vendosi që mos të presë më delegatët e tjerë, porse menjëherë, gjatë ditës së 28 të këtij muaji ta bëjë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kuvendi i jashtëzakonshëm kombëtar u mblodh dje në ora 2 pas dite në shtëpinë e ish-kryetarit të Bashkisë, Xhemal Bej Vlorës, dhe vendosi, pas verifikimit dhe miratimit të mandateve të delegatëve pjesëmarrës me propozim të Ismail Qemal Beut, i cili shkurtimisht paraqiti situatën dhe vlerësoi nevojën për një vendim të shpejtë për mbrojtjen e interesave të vendit, që njëzëri të shpallë pavarësinë e gjithë Shqipërisë dhe kjo pa humbur kohë t`iu bëhet e njohur sikurse Fuqive të Mëdha, po ashtu edhe drejtuesve të luftës. Ismail Qemal Beu njëkohësisht zgjidhet edhe president i qeverisë së përkohshme shqiptare e autorizohet për të ngritur kabinetin, përkatësisht komitetin ekzekutiv. Me propozim të Veli Efendiut nga Gjirokastra, Imzot Kaçorri, famullitari i Durrësit, i cili pranë Ismail Qemal Beut e drejtonte (udhëhiqte) mbledhjen kombëtare, me duartrokitje zgjidhet zëvendës i tij.

Kështu, pastaj diku afër orës 4 pasdite, ngrihet flamuri kombëtar në derën e shtëpisë së Xhemal Beut – një shqiponjë dykrerëshe në një fushë të kuqe – e për ta njoftuar popullin që qëndronte jashtë me shpalljen e pavarësisë e që (populli) pranoi lajmin me gëzim e hare.

Pastaj një turmë njerëzish marshuan rrugëve të qytetit duke kënduar dhe brohoritur. Ajo (turma) fillimisht u ndal para konsullatës sonë duke bërë thirrje të fuqishme: “Rroftë Shqypënija”, “Rroftë Austria” thirrje këto që u përcollën me duartrokitje. Unë e falënderova masën duke ua bërë me dorë nga dritarja dhe me thirrjen “Rroftë Shqypënija”.

Mandej turma vazhdoi para konsullatës italiane, para se cilës u bënë brohoritje të njëjta simpatie. Zoti Defacendis u paraqit po ashtu në dritare dhe u falënderua me një thirrje të trefishtë: “Evviva l`Albania”. Para konsullatës ruse nuk u organizua kurrfarë manifestimi; por duhet të ketë pasë vetëm disa thirrje “rroftë drejtësia”. Ismail Qemal Beu, i cili në ditën arritjes së tij vizitoi konsullatën e këtushme të monarkisë dhe atë të Italisë, deri më sot ai nuk i ka kushtuar vëmendje zëvendës konsullit rus, zotëri Qikas (Tschicas), një shqiptar vendas ortodoks, edhe pse ai atë e njeh privatisht, për çka deri më sot mes tyre nuk ka kurrfarë komunikimi. Në natën e 28 të këtij muaji, me ftesë të Ismail Qemal Beut, shkova bashkë me kolegun tim në banesën e tij (në shtëpinë e tregtarit të madh Hasan Shara), me ç’rast ai na njoftoi për ecurinë e diskutimeve të mbledhjes kombëtare dhe për rezultatet e përkohshme me lutjen që për këtë të njoftojmë qeveritë tona për t`i lutur ato për përkrahje dashamirëse për shtetin e ri shqiptar. Me këtë rast ai vlerësoi po ashtu brengën e tij lidhur me marshimin e trupave serbe, të cilat, pavarësisht se janë njoftuar për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, po pushtojnë qytetet shqiptare si: Tiranën, Durrësin, Elbasanin etj. Ndërsa ai lavdëronte grekët në Himarë, të cilët gjoja me ngritjen e flamurit shqiptar kanë ndalë gjuajtjen dhe kanë pranuar deputetin shqiptar, i cili atyre ua dorëzoi njoftimin me shkrim për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë e kështu që tërhiqen definitivisht nga luftimi.

Një brengë tjetër e qeverisë së re shqiptare duhet të dalë nga rrethana se, kontingjentet e mëdha të trupave të mundura turke, gjoja në një gjendje tejet të shkretë po vijnë në drejtim të Sanxhakut të Beratit – drejt Beratit dhe Lushnjës. Çështja e sigurimit të ushqimit për ata do të shkaktojë vështirësi të mëdha. Sot në mëngjes flamuri kombëtar u ngrit po ashtu edhe në objektin e qeverisë, atë të kryebashkiakut dhe në entin e doganës në port.

Shkëlqesia e Juaj në fund ia lejoi vetes të japë listën përkatëse të delegatëve shqiptarë që morën pjesë në mbledhjen kombëtare të Vlorës me 28 nëntor 1912.

Konsulli numëron 41 firmëtarë të Aktit të Pavarësisë

Për Vlorën:

Ismail Qemal Bej Vlora, njëkohësisht edhe si kryesues i mbledhjes

Ekrem Bej Vlora (mungon, në Himarë)

Kjazim Kokoshi

Zihni Nuri Efendi Janina

mësuesi Johan Minga

Aristidi Rutsi;

Për Gjirokastrën:

Veli Efendiu

Elmaz Efendiu

Aziz Efendiu

Për Përmetin:

Veli Bej Përmeti (mungon)

përkohësisht: Syrja Bej Vlora (mungon),

Mit’hat Bej Frashëri;

Për Tepelenën:

Seidullah Efendiu (mungon);

Për Korçën:

përkohësisht: Dimitri Zografi dhe

Pandeli Tsale, të dy nga Bukureshti, mirëpo të lindur në Korçë;

Për Beratin:

Aziz Pasha Vrioni (mungon)

Elias Bej Vrioni

Georg Karbonara

Hairedin Bej Tsakrani (mungon);

Për Fierin:

Sami Bej Vrioni (mungon),

Kemal Bej Vrioni (mungon);

Për Lushnjën:

Kemail Bej

Ferid Bej

Nebi Efendi;

Për Shijakun:

Omer Bej,

Xhemal Bej;

Për Durrësin:

Abas Efendiu,

Mustafa Ibrahim Efendiu,

Jahja Efendiu,

Imzot Nikollë Kaçorri, si i deleguar i arqipeshkvit Imzot Bardhi;

Për Krujën:

Mustafa Asim Efendiu;

Për Tiranën:

Abdi Bej Toptani

Murat Bej Toptani;

Për Elbasanin:

Shefket Bej Daiu

Qemal Beu

Lef Nosi

Dervish Beu (mungon)

Për Ohër/Strugën:

Nuri Efendi Bakalli

Dr. Murteza Efendiu

Zuhdi Beu;

Për Dibrën:

Myftiu (Myfti Vehbi Efendiu)

Për Shkodër:

Përkohësisht Luigj Gurakuqi (sekretar i Ismail Qemal Beut);

Për vilajetin e Kosovës:

Salih Gjuka

Bedri Beu

Rexhep Beu

Midhat Bej Frashëri

Isa Boletini (mungon)

Riza Bej Gjakova (mungon)

Ali Bej Draga (mungon)

Mehmet Pasha Tetovë (mungon);

Për shoqërinë “Bashkimi” në Bukuresht:

Dimitri Zografi

Pandeli Tsala

Kristo Meksi

Dimitri Mboria

Pandeli Mboria

Dimitri Berati.

Përpjekja për të emëruar një kabinet mysliman

3-1 Vlorë, 3 dhjetor 1912. Diplomati Lejhanec njofton qendrën për çfarë e kishte njoftuar Ismail Qemali lidhur me situatën në Shqipëri. Diplomati austro-hungarez informohet për bisedimet për kapitullimin e trupave turke dhe sjelljen e ashpër të komandantit të trupave serbe në Durrës. Dokumenti flet po ashtu edhe për përpjekjen e Ismailit për të emëruar një kabinet krejtësisht mysliman. Në letër thuhet:

“Gjatë bisedës së sotme Ismail Beu na njoftoi me sa vijon: Bisedimet për kapitullim me Said Pashën në Berat do të vazhdojnë; për ketë qëllim atje do të shkojë një djalë i Isa Beut. Një pjesë e oficerëve nën udhëheqjen e shefit të njohur Tajar Beu është fituar po ashtu.

Kontingjente të mëdha të trupave turke janë duke u zhvendosur nga Berati për në Gjirokastër, çka atje ka shkaktuar një panik.

Luftimet në Himarë kanë pushuar; Ekrem Beu është kthyer sot, nga të dyja palët humbjet jo domethënëse.

Një numër i madh i serbëve priten në Elbasan, gjoja 10.000 trupa. Sjellja e komandantit serb në Durrës përballë organeve lokale kohëve të fundit ka qenë gjoja e ashpër.

Ismail Beu sot u përpoq të emërojë një kabinet vetëm mysliman, mirëpo hasi në rezistencë nga ana e të krishterëve. Ne e këshilluam që përputhshmërisht të marrë parasysh të dy konfesionet e krishtera, në interes së ruajtjes së unitetit dhe të një përshtypjeje të volitshme si brenda vendit po ashtu jashtë tij. Lista përfundimtare do duhet të publikohet nesër e që do të ketë diku 8 ministra, prej tyre 4 të krishterë.”Duke marrë parasysh urgjencën e situatës, Ismail Qemal Beu, i cili këtu kishte ardhur në mbrëmjen e 26 të këtij muaji, 28nentornga Fieri, bashkë me 27 delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare, vendosi që mos të presë më delegatët e tjerë, porse menjëherë, gjatë ditës së 28 të këtij muaji ta bëjë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kuvendi i jashtëzakonshëm kombëtar u mblodh dje në ora 2 pas dite në shtëpinë e ish-kryetarit të Bashkisë, Xhemal Bej Vlorës, dhe vendosi, pas verifikimit dhe miratimit të mandateve të delegatëve pjesëmarrës me propozim të Ismail Qemal Beut, i cili shkurtimisht paraqiti situatën dhe vlerësoi nevojën për një vendim të shpejtë për mbrojtjen e interesave të vendit, që njëzëri të shpallë pavarësinë e gjithë Shqipërisë dhe kjo pa humbur kohë t`iu bëhet e njohur sikurse Fuqive të Mëdha, po ashtu edhe drejtuesve të luftës. Ismail Qemal Beu njëkohësisht zgjidhet edhe president i qeverisë së përkohshme shqiptare e autorizohet për të ngritur kabinetin, përkatësisht komitetin ekzekutiv. Me propozim të Veli Efendiut nga Gjirokastra, Imzot Kaçorri, famullitari i Durrësit, i cili pranë Ismail Qemal Beut e drejtonte (udhëhiqte) mbledhjen kombëtare, me duartrokitje zgjidhet zëvendës i tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit