11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Samsung me telefon me ekran që “mbështjellet”, në 2014

Më të lexuarat

Kohët e fundit, Samsung ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur me ekran të lakuar, përkatësisht modelin, Samsung Galaxy Round. Tani, Samsung. gjithashtu njoftoi se është duke planifikuar të prodhojë edhe modele tjera të telefonave me ekrane fleksibile, të cilat do t’i prezantojë në vitin 2014.

Ndërsa tani sipas një raporti të ri të publikuar në Bloomberg thuhet se Samsung është duke e bërë gati edhe një model të ri të telefonit me ekranin i cili lakohet rreth skajeve të telefonit.

Nëse modeli i ri i telefonit të Samsung përdor një dizajn të ngjashëm me formatin SEL, atëherë kjo nënkupton se telefoni do tu mundësojë përdoruesve kontrollin e telefonit nëpërmjet ekranit, për shembull butoni i zërit mund të jetë një softuer në anën e ekranit, në vend të një butoni fizik.

Ende nuk është e qartë se cili nga telefonat e mençur të Samsung do ta përdor këtë ekran, ndërsa dyshohet se kjo do të jetë në modelin e ri të telefonit të shumë-pritur, Galaxy Samsung S5, i cili pritet të prezantohet në janar dhe të nis shitjet në shkurt të vitit të ardhshëm. /Titulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit