-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konjufca: Nga frika e Speciales, Thaçi po e mbron kishën ortodokse

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia ndërtoi kishën ortodokse në oborrin e universitetit, si shenjë gëzimi pas masakrës së Reçakut.

“12 ditë pas masakrës së Reçakut, Serbia po i festonte këto veprime  makabre përmes ndërtimit të një kishe, në oborrin e universitetit”, ka thënë ai

Ai gjatë një deklarate në kuvend, ka akuzuar presidentin Thaçi për përkrahjen që po ia bën kësaj kishe.

Sipas tij, kjo ka të bëjë kryekëput me frikën e Thaçit ndaj Gjykatës Speciale.

“Përkrahja që po ia bën kësaj kishe Thaçi është më shumë se neveritëse. Nga frika se mos po përfundon në kthetrat e Gjykatës, po i del në mbrotje kishës.  Sikur ta mbronte veriun kështu”, ka thënë Konjufca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit