14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Obama: Nuk e përdor termin “terrorizmi islam” sepse është trillim

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama deklaroi se organizatat terroriste si DAESH dhe Al-Kaeda manipulojnë me Islamin për qëllimet dhe interesat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Obama ishte i ftuar në programin e CNN, ku foli për politikën e jashtme amerikane dhe prioritetet e sigurisë së vendit të tij.
Duke folur për krizën në Siri, Obama theksoi se prioritet i SHBA-ve për këtë është siguria e trupave amerikane.
“Kudo në botë, ndodhin gjëra të këqija. Gjatë vlerësimit ne duhet të shohim nëse dërgimi i trupave amerikane në atë rajon do të na sjellë rezultate të mira. Të gjitha palët në Siri kanë bindje të thellë, se në rast se nuk dërgojmë një numër të madh të ushtarëve tanë atje, nuk shohin ndonjë skenarë për ndalimin e luftës civile”, ka thënë Obama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit