Ozturk thotë se do të ishte një gabim që konfliktit në Mianmar ti vihet etiketa fetare. “Asnjë masakër nuk ka ndodhur vetëm për arsye fetare”, thotë ai
ANKARA (AA) – Do të ishte një gabim nëse e analizoni konfliktin në Mianmar në të cilin janë të përfshirë muslimanët Rohingya, duke menduar se ndodh për arsyen e vetme të dallimeve fetare, është i mendimit kryeredaktori i lajmeve në Anadolu Agency, në redaksinë e departamentit për gjuhë të huaja, Mehmet Ozturk, sipas të cilit para konfliktit duhet parë historia e armiqësive bashkë me dimensionin etno-religjioz.
Që nga 25 gushti e këndej, mbi 436.000 Rohingya kanë braktisur shtetin e Arakanit në Mianmar dhe kanë kaluar në Bangladeshin fqinj, flasin shifrat e Kombeve të Bashkuara.
Refugjatët janë duke ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e armatosura të Mianmarit dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, si dhe kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e muslimanëve Rohingya.
Sipas ministrit të Jashtëm të Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood Ali, rreth 3.000 Rohingya janë vrarë në fushatën e fundit të dhunës.
Në një intervistë të realizuar, Ozturk thotë se do të ishte një gabim që konfliktit në Mianmar ti vihet etiketa fetare. “Asnjë masakër nuk ka ndodhur vetëm për arsye fetare”, thotë ai.
Ai vuri në dukje se disa nga grupet fetare atje, po përdoren si vegla të konfliktit.
Duke ju referuar murgut nacionalist budist Ashin Wirathu, i cili kryeson lëvizjen anti-muslimane në Mianmar, ai tha se murgu nuk përfaqëson të gjithë budistët ashtu siç themeluesi i Al-Kaedës, Osama bin Laden dhe ai i DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi nuk përfaqësojnë muslimanët. “Thelbi i çështjes është se si duhen luftuar ekstremistët në çështjen e Mianmarit, Budistët”, tha ai.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se muslimanët Rohingya janë populli më i persekutuar në botë, që përballet me frikën e sulmeve që prej vitit 2012 kur dhjetëra u vranë në dhunën lokale.
Tetorin e kaluar, si pasojë e një sulmi mbi një pike kufitare në qarkun Maungdaw të Arakanit, forcat e sigurisë nisën një fushatë pesë mujore në të cilën sipas grupit Rohingyau vranë qindra persona.
Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar dhunime dhe vrasje të kryera nga turmat, përfshirë vrasje të foshnjave dhe fëmijëve, tortura, dhe zhdukje të cilat janë kryer nga pjesëtarë të sigurisë, të cilat trajtohen si krime kundër njerëzimit.
Ozturk tha se armiqësia historike e konfliktit në Mianmarin e sotëm daton që nga viti 1784, kur mbreti i atëhershëm burmez Bodawpaya pushtoi Arakanin ( që sot njihet si Rakhine) dhe detyroi Rohingyat të largohen në rajonin e Bengalit.
“Ata nuk konsideroheshin si burmezë dhe në vend të kësaj u konsideruan si refugjatë bengalezë. Ata nuk u pajisën me nënshtetësi (nga Mianmari), dhe nuk kanë qasje në arsim dhe që nga atëherë ata nuk gëzojnë të drejtën për të udhëtuar”, tha ai.
“Fqinjët dhe shtetet muslimane do të duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion diplomatik mbi qeverinë e Mianmarit për të ndalur dhunën mbi muslimanët”, tha Ozturk.
Nga ana tjetër, tha ai, problemi në Mianmar duhet të zgjidhet nga vet shteti, duke shtuar se refugjatët Rohingya që kërkojnë strehë të sigurt duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre sapo çështja të zgjidhet.
Ozturk bëri thirrje për një bashkëpunim shumë-dimensional, përfshirë OKB-të dhe komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për konfliktin.
Turqia si shtet, është në ballë të përpjekje për të ndihmuar refugjatët Rohingya, ndërsa presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan, është nga liderët e parë që ka alarmuar për përndjekjen e njerëzve të pafajshëm në Mianmar, përfshirë fjalimin e tij të fundit në OKB.