16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kreu i laburistëve në Britani: Të ndalet dhuna ndaj muslimanëve në Arakan

Më të lexuarat

Lideri i Partia Laburiste, Jeremy Corbyn i bëri thirrje ministres së Jashtme të Mianmarit, Suu Kyi që t’i jepet fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit

LONDËR (AA) – Lideri i Partisë Laburiste në opozitë në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn i bëri thirrje ministres së Punëve të Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi që t’i jepet fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit (Rohingya), raporton Anadolu Agency (AA).

Corbyn gjatë fjalimit të tij në Kongresin vjetor të partisë së saj, i bëri thirrje lideres së Mianmarit, Suu Kyi duke thënë se: “Muslimanët e Arakanit përjetuan dhimbje të mëdha. I them luftëtares së demokracisë dhe të të drejtave të njerëzve Suu Kyi: Jepi fund dhunës kundër muslimanëve të Arakanit në Mianmar dhe lejo hyrjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave ndërkombëtare humanitare në Arakan”.

Duke e kritikuar edhe politikën e jashtme të shtetit të saj, Corbyn tha se demokracia dhe të drejtat e njeriut duhet të respektohet pa bërë dallime.

Ai tha se Britania e Madhe po i shet armë Arabisë Saudite, ndërkaq mbetet e heshtur ndaj luftës në Jemen.

“Ne nuk mund të mbetemi të heshtur kur në Egjipt e Bahrein shkelet demokracia, kur në Kongo ndodhin vdekjet tragjike të cilat nuk po përfshihen në media”, tha ai.

Corbyn tha se “Në një botë e cila po formësohet me ndërhyrjet dhe pushtimet ushtarake ku luan rol edhe Mbretëria e Bashkuar, terrorizmi po rritet”. Ai shtoi se në vend se të nxiten përleshjet, duhet të përdoret një qasje e cila i zgjidh ato.

Lideri laburist Corbyn foli edhe për fjalimin e javës së kaluar të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë ishte “shumë shqetësuese”.

Sipas tij, Trumpi bëri kërcënime me luftë dhe përmendi pezullimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ky fjalim ku mungonte shqetësimi për të drejtat e njeriut dhe vlerat globale, nuk ishte fjalim i një lideri të botës. Qeveria jonë ka një përgjegjësi. Në këtë destinacion të rrezikshëm nuk mund të përparojë në mënyrë të qetë”, thekson Corbyn.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit