13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Konferencë për emigrantët në vendet transiotore dhe implikimet e sigurisë

Më të lexuarat

Konferencë ndërkombëtare me temë “Migrimet dhe vala e refugjatëve në vendet transitore: implikimet e sigurisë”, do të mbahet sot në organizim të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme (IHGJPJ) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

Konferenca, siç kumtoi MPJ, është organizuar në suaza të kryesimit të Maqedonisë me iniciativën Qendrore Evropiane (IEQ) për vitin 2015.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, siç janë: KB, OSBE, IEQ, IOM, MARRI, si dhe mbi 50 përfaqësues të tjerë nga jashtë.

Siç është paralajmëruar, në konferencë do të flasin zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Dragana Kiprijanovska, drejtori i IHGJPJ-së, Abdulkadër Memedi, sekretarja alternative e përgjithshme e Iniciativës Evropiano-Qendore, Margo Klestil-Lofer, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri i Sigurisë i Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Mektiq.

Krahas mbajtjes së dy paneleve në tema të ndryshme për problemin me migrimet, në konferencë do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim ndërmjet IEQ-së dhe Qendrës MARRI.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit