3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Konferenca: BE-Ballkan, ç’janë për njëra-tjetrën?

Më të lexuarat

Sipas Komisionerit për Zgjerim, vlejnë të bashkua e jo të ndarë

BE-ja mund të jetë më e fortë në të ardhmen nëse Ballkani Perëndimor i bashkohet Unionit, përfundoi një konferencë në Budapest me titull “Dialogu për të ardhmen e Evropës: A është zgjerimi çelësi i së ardhmes?”, me prani dhe të Komisionerit të Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi tha se duhet të formësonte të ardhmen me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vuri në dukje se vendet anëtare të BE-së dhe vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndajnë kontinentin dhe i përkasin të njëjtës kulturë, ekonomi, gjeografi dhe histori.

“Këto janë fakte dhe realitet”, tha Varhelyi, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme që samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur së fundi në Slloveni tregoi përkushtim ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Siç thotë ai, ky është vetëm fillimi i rrugës në të cilën janë BE dhe Ballkani Perëndimor.

“Një gjë mund të themi me siguri nëse flasim për të ardhmen e Evropës: ne duam një Evropë më të fortë të bazuar në stabilitet, siguri dhe prosperitet. Evropa mund të jetë më e fortë vetëm nëse integron plotësisht Ballkanin Perëndimor,” tha Varhelyi.

Ai shtoi se vetëm BE mund të sigurojë stabilitet afatgjatë, siguri dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit