8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Një ditë do të vdesim…”: fjalimi pikant i Erdoganit

Më të lexuarat

Presidenti turk falenderoi Zotin për atë që po u lë brezave

Në video në Tik Tok tregon presidentin turk Rexhep Taip Erdogan duke folur mbi atë çfarë është para – vdekja – dhe ajo që lihet pas – puna për njerëzit.

Ai kujton se dhe ai do shuhet e do varroset si çdo njeri në këtë botë, porse rëndësi, edhe për daljen para Zotit, është vepra e lënë pas.

“Një ditë ne të gjithë do të vdesim dhe do të largohemi nga kjo botë. Nuk ka shpëtim nga vdekja, të dashur miq! Por çfarë do të ndodhë atëherë?

Do të na varrosin në një varr vetëm dy metra, dhe imami i xhamisë nuk do të thotë: ‘Do t’i falim xhenazes kryetarit të shtetit’, por: ‘Do t’i falim xhenazes këtij të ndjerit’. A nuk është kështu?

E sa për atë që na ka mbetur, është, siç u tha: i vetmi kujtim i bukur.

Pra, ajo që ne – falënderojmë Allahun – kemi bërë, ngritur dhe ndërtuar, do të mbetet.

Sa herë që ata pas nesh shohin gjurmët e veprave tona, do të thonë: ‘Ishte një president…Ai u largua, por ai dhe miqtë e tij (bashkëpunëtorët) bënë një punë të madhe.

Ata ndërtuan këto ura, ata ndërtuan këto shkolla dhe spitale, ata ndërtuan këto rrugë dhe ata ndërtuan këto aeroporte.

Kjo është gjithçka që duam të thonë për ne”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit