0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Komuna e Prishtinës: Jemi 500 mijë

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës pretendon se ka rreth gjysmë milioni banorë apo më shumë se dyfishi i shifrës që ka paraqitur Agjencia e Statistikave e Kosovës në të dhënat preliminare për numrin e banorëve të kryeqytetit, pas regjistrimit të popullsisë që u bë vitin e kaluar, shkruan koha.

Drejtues të Komunës u kanë paraprirë rezultateve përfundimtare që Agjencia pritet t’i publikojë në muajin shtator, me deklaratën se numri i banorëve të Prishtinës është jo më i vogël se 450- 500 mijë banorë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, ka thënë se “Komuna e Prishtinës ka bërë një vlerësim të numrit të banorëve në Prishtinë, sipas të cilit në Prishtinë jetojnë dhe shfrytëzojnë të mirat publike rreth 450-500 mijë qytetarë”.
Ai ka thënë se deri të kjo shifër kanë ardhur pas analizës së disa burimeve të të dhënave.
I pari, sipas tij, ka qenë fotografimi satelitor i datës 19 gusht 2010. Në atë datë, në orën 10:20 të mëngjesit në Prishtinë janë regjistruar rreth 120 mijë makina të parkuara dhe në qarkullim, duke mos përfshirë ato që kanë qenë në garazhe që nuk kanë pasur mundësi të identifikohen në fotografimin satelitor. Nga kjo, një vlerësim i përafërt del se numri i banorëve është së paku 450 mijë, gjithnjë bazuar në numrin e këtyre veturave, ka thënë Hoti.
Burimi i dytë i të dhënave, Hoti ka theksuar se bazohet në numrin e shfrytëzuesve të shërbimeve publike si uji, energjia elektrike dhe volumi i mbeturinave urbane që prodhohen në Prishtinë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit