Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan para pak kohësh zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë së cilës u takua me Presidentin Donald Trump.
Pas vizitave zyrtare të kryera në Indi, Rusi dhe Kinë, Presidenti Erdogan zhvilloi edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë Presidenti Erdogan dhe Trump gjetën rastin për tu takuar për herë të parë. Kjo vizitë u ndoq me interesim të madh në opinionin publik të Turqisë dhe të rajonit. Përshtypjet e para të pasqyruara në media ishin se takimi në masë të madhe kaloi në një atmosferë pozitive.
Parë në deklaratat e të dy liderëve vërejmë deklarata çtensionuese që nxjerrin në pah bashkëpunimin. Mirëpo, të dy liderët nuk arritën në marrëveshje në lidhje me përkrahjen që ShBA-ja i jep organizatës terroriste PYD/YPG që ishte njëra prej dy temave kryesore të bisedimeve. Por, në çështjet tjera është shënuar progres në krahasim me administratën e Obamas.
Me sa duket Shtetet e Bashkuara të Amerikës, PKK-në vazhdojnë ta përcaktoj si organizatë terroriste, ndërsa do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me PYD/YPG, që është fraksion i PKK-së në Siri dhe nuk do të heqin dorë nga vendimi për furnizim e tyre me armatim të rënda. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që operacionin kundër DAESH-it në Rakka ta realizojnë me PYD/YPG-në. Ata edhe zyrtarisht garantuan Turqinë që PYD/YPG-ja do ti përdorë këto armë vetëm për këtë operacion, nuk do të marrë pjesë në administrimin e këtij vendi pas çlirimit të tij dhe nuk do të formohet korridori i PKK-së në këtë zonë. Megjithatë Turqia me përvojën e fituar gjatë operacionit në Menbixh me të drejtë ndjehet skeptike. Në lidhje me këtë çështje Presidenti Erdogan deklaroi se “Ata çdoherë flasin për këtë, por ne shikojmë veprat. Në qoftë se ndaj zonës që spastruam nga terrori në Siri apo ndaj kufijve tanë ndodh ndonjë sulm, atëherë ne do ti zbatojmë rregullat e angazhimit pa pyetur askënd”. Sipas këtyre deklaratave Turqia nuk do të shikojë në fjalë, por në vepra. Në të vërtet vendimi i ShBA-së për të përkrahur PYD/YPG-në është në kundërshtim me bazat e marrëdhënieve me Turqinë, të luftës kundër terrorit dhe të parimeve që mbron në lidhje me të ardhmen e Sirisë. Për shkak të vendimeve të tilla të gabuara ndjenjat anti-amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme çdo herë vijnë duke u rritur.
Erdogan: Nëse na sulmon, YPG/PYD-në e godasim pa pyetur asnjë | TRT Shqip
“Në qoftë se YPG/PYD, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, do të kryejë ndonjë sulm të çfarëdoshëm kundër Turqisë, atëherë ne do ta godasim pa pyetur askënd”, u tha Erdoan gazetarëve në Uashington.
Liderët dhe mediat Perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen për të krijuar një dallim mes PKK-së dhe PYD/YPG-së. Mirëpo pa marr parasysh të gjitha përpjekjet e tyre kjo nuk ndryshon realitetin se PYD/YPG-ja është një organizatë terroriste dhe është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri. Ka fakte të padiskutueshme që provojnë këtë. Para gati një viti ish-Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Ashton Carter gjatë seancës në Senat të organizuar për pranimin e tij në Kongresin amerikan, ishte pyetur për aleancën e PYD/YPG-së me PKK-në apo për ndonjë lidhje serioze mes tyre. Ndërkaq Ashton Carter në këtë pyetje ishte përgjigjur me “Po”.
“The Atlantic” që është njëra prej shtëpive botuese prestigjioze amerikane ditëve që lamë pas publikoi një artikull në lidhje me PYD/YPG-në duke thënë se është një organizatë terroriste dhe është fraksion i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri. Autori i artikullit në fjalë të publikuar më 11 maj është ish-ambasadori i ShBA-së në Siri, Robert Ford. Ai në artikullin e tij thekson se PYD-ja është formuar në vitin 2003 në malin Kandil nga ana e liderëve të PKK-së, ndërsa shpjegon me fakte konkrete lidhjen mes PKK-së, KCK-së dhe PYD/YPG-së. Ford bën të ditur se një anëtarë i PYD-së gjatë një deklarate të bërë për gazetën amerikane “The Wall Street Journal” ka pranuar se më herët ka qenë anëtarë i PKK-së. Ai shkruan se administratat e Obamas dhe Trumpit, deri para pakë kohësh pretendonin se PYD/YPG dhe PKK-ja janë organizata të ndryshme. Zona autonome, të cilët do ta fitojë PYD-ja në veri të Sirisë, do të sigurojë thellësi strategjike për sulmet e PKK-së ndaj Turqisë. Ford thekson se “militantët” e trajnuar në veri të Sirisë kanë kryer sulme në Stamboll, Ankara dhe Bursa, ndërsa bënë të ditur se përkrahja e një organizate terroriste kundër organizatës tjetër nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dobësuar konsistencën politike dhe se kjo politikë do të çojë në humbje të kredibilitetit në luftën kundër terrorit. “Madje PYD-ja nuk është aq demokratike sa pretendohet, ajo nuk njeh të drejtën e jetës politike të grupeve tjera përfshirë edhe ato kurde. Administrata e ShBA-së duhet ti merr parasysh këto paralajmërime deri sa nuk është bërë vonë”, shkruan Ford në artikullin e tij.
Krahas të gjitha këtyre zhvillimeve vizita e Presidentit Erdogan pati edhe shumë rezultate pozitive. Fillimisht u mënjanua paqartësia në marrëdhëniet turko-amerikane. Marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat kanë qenë në prag të krizës, u normalizuan sërish. Kështu në marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së filloi një periudhë e re. Mirëpo a do të ngritët sërish niveli i partneritetit strategjik mes dy vendeve gjatë periudhës së re? Aktualisht është shumë vështirë për të dhënë përgjigje në këtë pyetje. Këtë do ta përcaktojnë hapat politike, ushtarake dhe posaçërisht zhvillimet në Siri.
Autor: Cemil Dogaç Ipek