9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Koment – Periudhë e re në marrëdhëniet Turqi-SHBA

Më të lexuarat

Vlerësim i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin në lidhje me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua nën hijen e një prej krizave më të mëdha në marrëdhëniet Turqi-Amerikë. Përpara takimit, në median amerikane u bënë komente se Erdoani do të ishte “një nga mysafirët më të vështirë” të Trump. Si në median vendase ashtu edhe në median e huaj u shkruan lajme e artikuj se në marrëdhëniet turko-amerikane, që përjetojnë një proces kritik, do të përjetohej një pikë thyerjeje dhe do të vihej në pikën e këputjes së lidhjes në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Por ashtu siç jemi shprehur edhe në programin e mëparshëm, procesi i takimit i nxori bosh të gjitha këto hipoteza. Presidenti Trump duke e pritur Presidentin Erdoan në hyrje, tregoi çdo lloj gjesti dhe bujarie. Gjithashtu, në deklaratat për media, të dy liderët theksuan konsideratën në marrëdhëniet turko-amerikane dhe nuk u shprehën në lidhje me pikat ku përjetohen mosmarrëveshje. Si rrjedhojë, e parë nga procesi që u pasqyrua në ‘vitrinë’, mund të themi se vizita ishte pozitive dhe e suksesshme.

Për shkak të rëndësisë kritike të vizitës, i nderuari President shkoi në Amerikë me kapituj themelorë dhe një delegacion të përbërë nga ministra dhe administratorë të rëndësishëm. Ndër temat e biseduara kishte nga marrëdhëniet ushtarake, strategjike, politike dhe ekonomike deri tek një sërë çështjesh që ndikojnë negativisht marrëdhëniet turko-amerikane.

Për të qenë më të qartë; këto tema kanë të bëjnë me çështjet që ndikojnë marrëdhëniet turko-amerikane si çështja e Sirisë në përgjithësi dhe çështjet e Lindjes së Mesme, armët dhe pajisjet ushtarake të kërkuara nga Turqia, lufta kundër terrorit, çështja e FETO-s, lufta kundër DAESH-it dhe operacioni i planifikuar të bëhet në Rakka.

E parë nga rezultati i takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas deklaratave edhe të Presidentit Erdoan edhe të autoriteteve që gjendeshin në delegacion si dhe sipas komenteve që u pasqyruan në media, vizita nuk siguroi rezultatin e dëshiruar.

Veçanërisht për çështjen e FETO-s dhe çështjet në lidhje me organizatën terroriste YPG, ka dalë në shesh qartë mendimi i ndryshëm i Amerikës në këto çështje. Presidenti Trump, duke parashtruar se çështja e FETO-s është një proces ligjor, i është qasur negativisht kërkesave të Turqisë. Por së bashku me këtë Ai premtoi se do të krijohet një komision për të marrë nën fokus aktivitetet e FETO-s. Kurse për çështjen e YPG-së, duke u nisur me tezën se kjo organizatë është ndryshe nga organizata separatiste terroriste PKK, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër DAESH-it dhe marrjen e kontrollit të Rakka-s.

E parë nga ana e ‘mbushur e gotës’ gjatë vizitës pati edhe shumë rezultate pozitive. Si fillim marrëdhëniet turko-amerikane shpëtuan nga vorbulla e paqartësisë. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve u shpëtuan nga kurthi i krizës dhe u morën nën kontroll kështu që ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar një periudhë e re. Kurse lartësimi apo jo i marrëdhënieve në nivelin e partneritetit strategjik në marrëdhëniet bilaterale në periudhën e re do të përcaktojë hapat politike dhe ushtarake si dhe zhvillimet në fushë. Por ajo që është më e rëndësishme, marrëdhëniet turko-amerikane që kishin dalë nga ‘binarët’ u tërhoqën përsëri në nivelin normal.  Krahas kësaj Presidenti Trump bëri të ditur se do të japë ndihmë në lidhje me shitjen e mbi 100 helikopterëve Skorski dhe avionëve pa pilotë të kërkuar nga Turqia. Gjithashtu është arritur në konsensus për zhvillimet e marrëdhënieve ekonomike.

Kurse në lidhje me çështjen e YPG-së edhe pse Turqia nuk mori atë që kërkonte, ka siguruar zbutjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë çështje. Presidenti Trump garantoi se YPG-ja nuk do të sulmojë Turqinë dhe armët që Amerika do ti japë kësaj organizate nuk do të përdoren kundër Turqisë. Mbasë më pas do të sigurohet që pas operacionit të Rakka-s, të mblidhen edhe armët që i janë dhënë YPG-së.

Si rrjedhojë Shtetet e Bashkuar të Amerikës, për të vazhduar rolin e një fuqie globale duhet që të bashkëpunojë me Turqinë që është një fuqi rajonale.  Theksimi gjerësisht i marrëdhënieve aleate turko-amerikane në periudhën e Luftës së Ftohtë nga ana e Presidentit Trump, është pikërisht nga nevoja strategjike e Amerikës kundrejt Turqisë. Kurse Turqia, ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu mbrojtur nga ndikimet negative dhe dëmtimet e politikës dhe strategjisë që ndjek në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Siri dhe Irak si dhe për ti kthyer ato në një përfitim të përbashkët ka nevojë të mbajë hapur kanalet e komunikimit dhe vazhdimin e marrëdhënieve normale. TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit