10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Koment – Rreziqet në rritje në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Fushat e zgjeruara të krizës në Lindjen e Mesme dhe aktorët e jashtëm të dalë në skenë, detyrojnë fuqitë rajonale siç është Turqia ti zhvillojnë sistemet e tyre të mbrojtjes.

Rajoni i Lindjes së Mesme, në të cilën ndodhet edhe Turqia, gjatë 50 viteve të fundit përjetoi përleshje, kriza dhe luftëra të shumta. Së bashku me këtë, krahas luftërave mes shteteve janë zhvilluar edhe luftërat hibride. Sot Turqia përballet me kërcënime të ndryshme në një gjeografi të gjerë. Për këtë arsye ajo synon një ndryshim gjithëpërfshirës dhe rrënjësor posaçërisht pas periudhës së 15 korrikut.

Turqia prej vitit 1960 e këtej ndodhet nën kërcënimin e raketave balistike. Pasi që ndodhet nën ombrellën e mbrojtjes së NATO-së, ajo për një kohë të gjatë nuk bëri ndonjë kërkim për të zhvilluar sistemin e saj të mbrojtjes. Në ditën e sotme në rrethin e afërt të Turqisë ndodhen kërcënimet e ndryshme nga raketat. Në duart e Iranit në 10 vitet e fundit ndodhet sistemi raketor me rreze të veprimit deri në 1.500 km. Në vitin 2008 Rusia gjatë luftës me Gjeorgjinë përdori raketa taktike balistike. Ndërkaq sot si kartë në politikën e jashtme në Krime dhe Evropën Lindore përdor raketat e tipit Aleksandër me rreze të veprimit deri në 500 km. Shndërrimi në luftë civile të trazirave të brendshme në Siri dhe prania e organizatave terroriste si DAESH dhe PKK në Irak dhe Siri, u bënë shkak i përshpejtimit të kërkimeve dhe aktiviteteve të Turqisë në këtë drejtim. Për shkak të rreziqeve të larta në territoret fqinje është e pamundur që Turqia të mos merr masa të ndryshme ndaj sistemeve të raketave dhe armëve kimike. Ky shqetësim përcakton edhe prioritetet e Turqisë në politikat e Lindjes së Mesme.

Mbrojtja ajrore strategjike është e lidhur ngushtë me strategjinë e madhe të vendit dhe politikën e jashtme. Veçoritë dhe aftësitë e sistemeve të mbrojtjes janë të lidhura me veçoritë e raketave. Është e pamundur të parandalohen në atmosferë raketat balistike me rreze të veprimit 1.500 km dhe më lartë. Për këtë nevojiten edhe satelitët e paralajmërimit të hershëm të vendosura në hapësirë dhe sensorë të posaçëm siç është stacioni i radarit në Kurecik të Turqisë. Zhvillimi, prodhimi dhe përdorimi i tyre ka kosto të lartë. Në fushën e raketave balistike zhvillohen teknologjitë dhe zgjidhjet e reja. Sistemet, të cilat do të hyjnë në shërbim në një të ardhme të afërt, do të bëjnë të pakuptimta sistemet e mbrojtjes aktuale. Ato që spikatin në mesin e këtyre janë zhvillimet e sistemeve dhe objektivave mashtruese, sisteme me testata të shumta dhe më e rëndësishmja zhvillimi i mjeteve hipersonike.

Koment – Raketat S-400 dhe sistemi i mbrojtjes kombëtare të Turqisë | TRT Shqip

Turqia për një kohë të gjatë përpiqet të zhvilloj aftësitë e saj të mbrojtjes përballë kërcënimeve rajonale dhe globale…
Sektori i raketave është mjaftë i shtrenjtë. Gjithashtu është një fushë që nuk ka zgjidhje vetëm me ndarjen e buxhetit për këtë. Për shembull për sistemin e mbrojtjes raketore të ShBA-së në 30 vitet e fundit janë shpenzuar 350 miliardë dollarë në vit. Këto janë vetëm shpenzime publike dhe këtu nuk janë të përfshirë shpenzimet e sektorit privat dhe ato të industrisë. Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shpenzuar 10 miliardë dollarë për mbrojtje raketore.

Edhe në fushën e sistemeve të radarit në Turqi u shënuan zhvillime serioze. Viteve të fundit projekti më i rëndësishëm i zhvilluar nga ana e ASELSAN-it në këtë fushë është radari 3 dimensional i kërkimit të platformës detare i tipit SMART-S Mk2 i prodhuar me licencë të kompanisë “Thales” për luftanijet kombëtare “MilGem” të tipit korvet. Modulet e transmetuesve/marrësve të radarëve të parë të këtij projekti janë marr të gatshme nga kompania “Thales”. Ndërsa në radarët e tjerë u përdorën modulet e zhvilluara me mundësi vendore. Sot kompania “Thales” blenë nga kompania turke ASELSAN modulet për radarët që prodhon për vendet tjera. Gjithashtu janë duke vazhduar edhe punimet për zhvillimin e projektit të sistemit të radarit për paralajmërim të hershëm. Turqia do të vë në jetë edhe projektet e avionit kombëtar luftarak dhe sistemin e radarit satelitor të tipit SAR (Radar me Hapje Sintetike).

Si përfundim sistemi i mbrojtjes ajrore është një strukturë e përbërë prej shtresave të ndërthurura me njëra-tjetrën. Prandaj asnjë sistem nuk është zgjidhje më vete dhe nuk mund të ndërtoj një mur të pakapërcyeshëm. Që një vend të merret nën ombrellën e mbrojtjes është e nevojshme që parandalimi të bëhet posaçërisht në hapësirë. Mbrojtja ajrore është një tërësi e përbërë prej avionëve të telekomanduar, helikopterëve, avionëve, raketat dhe raketat antibalistike si dhe të sistemeve të zbulimit të cilat i drejtojnë këto. Ndërtimi i një sistemi të fort dhe kombëtar të Turqisë do të jetë një hap i rëndësishëm nga aspekti i paqes dhe sigurisë së rajonit.

Industria turke e mbrojtjes ka ndërmarr iniciativa të mëdha posaçërisht prej vitit 2002 e këtej dhe hodhi firmën në një numër të madh të projekteve të suksesshme. Gjatë këtij procesi u filluan edhe projekte të shumta, të cilat bënë që ky sektor të zhvillohet. Një pjesë e madhe e këtyre projekteve janë në fazën e zhvillimit të prototipeve dhe të prodhimit serik. Sot industria turke e mbrojtjes është përqendruar në prodhim serik, mirëmbajtje dhe proceset e vazhdimësisë. Edhe në eksport, i cili është pjesa më e rëndësishme e fazës së vazhdimësisë, u shënua një zhvillim i rëndësishëm.

Autor: Cemil Dogaç Ipek

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit