12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Koment – Epoka e re pas referendumit në Turqi

Më të lexuarat

Referendumi historik i ndryshimit kushtetues në lidhje me ndryshimin e sistemit qeverisës rezultoi me vendimin pozitiv (PO), që konfirmoi vullnetin kombëtar dhe pas këtij vendimi në historinë e Turqisë filloi një periudhë e re.

Në Turqi deri më sot janë zhvilluar shumë referendume, por referendumi i fundit i 16 prillit kishte një kuptim krejt tjetër. Së bashku me këtë referendum do të përjetohet ndryshim dhe transformim në mënyrën e udhëheqjes së vendit dhe sistemi parlamentar që ka ardhur deri në ditët tona duke funksionuar në mënyrë të vështirë, tashmë nuk do të përbëjë më një problem për Turqinë.

Ky është një fillim i ri për Turqinë për të shkruar një histori suksesi dhe për të nënshkruar një ndryshim dh transformim jashtë asaj që jemi mësuar deri më tani. Themi fillim i ri pasi ndryshimet kushtetuese edhe do të sigurojë reduktimin e kompetencave të komplikuar ndërmjet legjislativit, ekzekutiv dhe gjyqësorit por edhe do të hapë rrugën për ndryshimin dhe transformimin e strukturës dhe funksionit të organizatave dhe institucioneve aktuale.

Ç’është më e rëndësishmja, gjendja e udhëheqjes me metoda politike me supozime, të ditura dhe pa funksionim dhe udhëheqje me politikat aktuale do të mbeten pas në histori.

Kurse ndikimi mbi ekonominë e vendit të vendimit “Po” që doli nga referendumi do të sigurojë mundësinë për krijimin e një sistemi të përshtatshëm për të hequr pengesat që qëndrojnë përpara zhvillimit ekonomik. Si rrjedhojë, vendimi i dalë nga referendumi do të hapë rrugën për zhvillim, rritje, zgjerim dhe pasurim. Për avancimin ‘kërcimin’ në zhvillim, pra për daljen e Turqisë nga grupi i vendeve mesatare dhe hyrjen në grupin e vendeve me të ardhura të larta, ka nevojë për një sistem të ri.

Për kurorëzimin e historisë së suksesit që Turqia ka shkruar në fushën ekonomike 15 vitet e fundit, ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në mënyrë që të lejë pas grupin aktual në të cilin ndodhet dhe hyjë në grupin e vendeve të pasura, për të qenë një frymëzim për vendet e tjera të rajonit dhe për rritur peshën e saj në sistemin ekonomik global.

Ndryshimet që do të bëhen mund ta nxjerrin ekonominë e Turqisë nga një ekonomi që manipulohet vazhdimisht nga institutet ndërkombëtare të financave dhe institutet e vlerësimit të kredive, kështu që ekonomia që do të jetë larg manipulimeve të jashtme do të shpëtojë në mënyrë të konsiderueshme nga paqartësitë në lidhje me të ardhmen dhe mund të fuqizojë pozicionin e vendit në gradën e vendit që mund të investohet.

Sistemi shumë anësh (me shumë koka) në udhëheqjen e vendit për vite me radhë është bërë shkak për mospërputhjen ndërmjet institucioneve të ekonomisë dhe problemet që kanë dalë në shesh për këtë shkak kanë penguar zbatimin e një politike të përbashkët. Si rrjedhojë në ekonominë e Turqisë janë përjetuar disa herë kriza ekonomike, vendim marrësit janë detyruar të nënshkruar marrëveshjen e borxhit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe duke mos arritur të paguajnë borxhet kanë nënshkruar 15 herë marrëveshjen e shtyrjes së borxhit.

Në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëritet më është kusht që të reformohen institucionet ekonomike, të sigurohet sinkron ndërmjet institucioneve dhe të krijohet një gjuhë e politikës së përbashkët.

Me këto reforma që do të bëhen do të mund të sigurohen vazhdimësia e investimeve të mëdha që do të sigurojnë që Turqia të jetë një vend qendër jo vetëm në ekonomi por edhe në fusha të tjera si energji, financë e transport.

Me pasurinë e nxjerrë në shesh në periudhën e fundit 15 vjeçare duke reduktuar shifrat e varfërisë dhe duke siguruar rritjen e mirëqenies me ndarjen e pasurive që do të rriten në periudhën e re do të jetë e mundur që të përforcohet shtresa me të ardhura të mesme.

Rritja e peshës në vend duke përforcuar shtresën me të ardhura të mesme është shumë e rëndësishme përsa i përket ekuilibrit politik. Kështu që shtresa e grupit me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të mund të jetë më efektive në politikat e vendit.

Në pikën e arritur sot vihet re qartë se mjetet dhe politikat e përdorura në të shkuarën për të udhëhequr ekonominë dhe vendin tashmë janë demode.

Me vendimin pozitiv të dalë nga referendumi i 16 prillit, populli i dha votëbesimin ndryshimit të sistemit të qeverisjes presidenciale të propozuar me referendum dhe për Turqinë u hap një portë shansi historik.

Tani është koha që Turqia të vlerësojë këtë shans, të kalojë përsëri në hov (shtytje për zhvillim) dhe të përfundojnë përgatitjet për tu vënë në rrugë pa humbur kohë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit