Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një thirrje të rrallë për të ndaluar shitjet e armëve në Mianmar, në përgjigje të grusht-shtetit të dhunshëm ushtarak të këtij viti.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë që dënon juntën ushtarake, që përmbysi qeverinë e zgjedhur të vendit në muajin shkurt.
KB-ja bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të arrestuarve politikë, të tillë sikurse për udhëheqësen e zgjedhur Aung San Suu Kyi, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj protestuesve paqësorë.
Derisa nuk është ligjërisht e detyrueshme, rezoluta është politikisht e rëndësishme.
“Rreziku i një lufte civile në shkallë të gjerë është i vërtetë”, i tha Asamblesë së Përgjithshme, e dërguara e posaçme e KB-së për Mianmar, Christine Schraner Burgener.
Rezoluta u mbështet nga 11 vende, derisa Bjellorusia ishte e vetmja që votoi kundër.
Në anën tjetër, 36 vende të tjera abstenuan, përfshirë Rusinë dhe Kinën – këto dy vende janë furnizuesit më të mëdhenj të armëve të ushtrisë në Mianmar. /Telegrafi/