-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kolumbia pezullon “të gjitha blerjet e armëve” nga Izraeli

Më të lexuarat

“Bota duhet të bllokojë Netanyahu-n. Kolumbia pezullon të gjitha blerjet e armëve nga Izraeli”, tha Petro

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka bërë të ditur se vendi i tij do të pezullojë “të gjitha blerjet e armëve nga Izraeli, transmeton Anadolu.

“Bota duhet të bllokojë Netanyahu-n. Kolumbia pezullon të gjitha blerjet e armëve nga Izraeli”, shkroi Petro në platformën sociale X.

Vendimi erdhi pasi forcat izraelite bombarduan një turmë palestinezësh që prisnin ndihmë humanitare në jug të qytetit Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në enklavë, duke lënë të paktën 112 të vdekur dhe rreth 760 të plagosur.

“Më shumë se 100 palestinezë që po luteshin për ushqim u vranë nga Netanyahu. Ky quhet gjenocid dhe na kujton Holokaustin edhe nëse fuqitë botërore nuk duan ta njohin”, tha Petro.

Ushtria izraelite tha se një hetim fillestar zbuloi se palestinezët ishin afruar ndaj një postblloku ushtarak që mbikëqyrte hyrjen e kamionëve të ndihmës dhe se ushtarët kishin qëlluar të shtëna paralajmëruese në këmbët e tyre derisa ata vazhdonin të përparonin drejt trupave.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga Hamasi kur, sipas Tel Avivit, u vranë më pak se 1.200 njerëz.

Që atëherë, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 30.035 palestinezë dhe kanë plagosur rreth 70.500 të tjerë në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themelore.

Sipas OKB-së, lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit