1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kolonët hebrenj vazhdojnë bastisjet e tyre ndaj Xhamisë Al-Aksa në muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Dhjetëra kolonë hebrenj hynë në formën e grupeve gjatë orëve të mëngjesit në hapësirën e Xhamisë Al-Aksa dhe kryen ritet e tyre talmudike

Dhjetëra kolonë hebrenj nën mbrojtjen e policisë izraelite kryen bastisje ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, dhjetëra kolonë hebrenj hynë në formën e grupeve gjatë orëve të mëngjesit në hapësirën e Xhamisë Al-Aksa dhe kryen ritet e tyre talmudike.

Policia izraelite e cila mbron kolonët hebrenj dhe është pozicionuar në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, ka shkaktuar vështirësi duke kontrolluar kartat e identitetit të muslimanëve që erdhën në Al-Aksa për namazin e mëngjesit.

Edhe dje 85 kolonë hebrenj radikalë nën mbrojtjen e forcave izraelite kryen bastisje provokative ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe zhvilluan rite talmudike në tempullin e shenjtë.

Bastisjet provokative që izraelitët vazhdojnë në muajin e Ramazanit kundër Xhamisë Al-Aksa kanë shkaktuar reagime ndërkombëtare dhe të administratës së Palestinës.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Katarit paralajmërohet se arritja e marrëveshjes mes policisë izraelite dhe organizatës së emërtuar “Temple Group” lidhur me çështjen për zgjatjen e orëve të bastisjes që kryejnë në Xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit, mund të shkaktojë tensione të rrezikshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit