6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vendet e BE-së miratojnë draftin për reformën digjitale të vizave Schengen

Më të lexuarat

Sipas reformës, BE-ja do të krijojë një platformë të veçantë digjitale ku do të kërkohet për vizë në vend që të aplikohet në konsullata të ndryshme kombëtare

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar qëndrimin e tyre të përbashkët për reformën digjitale të procedurës së vizave Schengen, transmeton Anadolu.

Të dërguarit e bllokut evropian miratuan mandatin e negociatave të Këshillit të BE-së, institucionit të BEsë që përfaqëson vendet anëtare, për të filluar bisedimet në Parlamentin Evropian mbi rregullat e reja të vizave.

Sipas reformës, BE-ja do të krijojë një platformë të veçantë digjitale ku do të kërkohet për vizë në vend që të aplikohet në konsullata të ndryshme kombëtare.

Udhëtarët në faqen e internetit do të mund të ngarkojnë dokumentet e tyre përkatëse, të paguajnë tarifën dhe të ndjekin përpunimin e aplikimit të tyre.

Ata gjithashtu do të mund të përmendin nëse planifikojnë të vizitojnë disa vende të BE-së, pas çka sistemi automatikisht do të mund të përcaktojë se cili vend i BE-së është përgjegjës për lëshimin e vizave.

Si një ndryshim i rëndësishëm, reforma do të heq afishet e vizave dhe do të vendosë formatin digjital të një barkodi 2D të nënshkruar në mënyrë kriptografike.

“Aplikimet online do të reduktojnë numrin e udhëtimeve në konsullata për udhëtarët dhe do ta bëjnë procesin më të lehtë për administratat kombëtare”, tha Maria Malmer Stenergard, ministrja suedeze për Migracionin.

Ajo gjithashtu theksoi se “viza digjitale do t’i japë fund rrezikut të falsifikimit dhe vjedhjes së afisheve të vizave”.

Institucionet e BE-së tani do të fillojnë negociatat për detajet e reformës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit