Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor shpesh sulmojnë pemët e ullirit, që janë një nga burimet më të rëndësishme të jetesës së bujqve palestinezë
Një grup kolonësh hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë prerë pemët e ullirit të një bujku palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bëhet fjalë për 40 pemë ulliri të një bujku palestinez në fshatin Turmusaya në veri të Ramallahut.
Banorët e rajonit thonë se pemët i kanë gjetur të prera kur janë zgjuar në mëngjes.
Një palestinez me emrin Sayid Talib tha se pemët janë prerë nga një grup kolonësh hebrenj që banojnë në vendbanimet ilegale “Adi Ad” dhe “Amichai” në afërsi të fshatit.
Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor shpesh sulmojnë pemët e ullirit, që janë një nga burimet më të rëndësishme të jetesës së bujqve palestinezë.