Përbërësit:
* ½ kg miell
* 300 djathë
* 3 lugë sheqer
* 1 tharm i freskët
* 3 lugë sheqer
* ½ l ujë
* vaj, kripë
Gatimi:
Në enën me tharmin hedhim dy lugë sheqer, pak kripë dhe pak ujë të vakët. Shtojmë 2-3 lugë miell, përziejmë dhe tharmin e lëmë të fryhet.
Në mesin e miellit bëjmë një vrimë, hedhim në të kripë dhe pak sheqer dhe e vëmë tharmin. Përziejmë me lugë dhe shtojmë vaj. E ngjeshim brumin, duke hedhur gradualisht ujë të vakët. Hedhim ujë derisa brumi ta fitojë dendësinë e duhur. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me duar në tavolinën e punës, në të cilën kemi hedhur miell.
Brumin e bëjmë në formë topi dhe disa herë e përplasim për tavoline. Në mes të brumit bëjmë një vrimë dhe në të hedhim vaj. Vazhdojmë ta ngjeshim brumin me të dy duart.
Brumin përsëri e bëjmë në formë topi dhe e lëmë në pjatë për t’u fryrë. Brumin e fryrë e presim në katër copë të njëjta nga të cilat bëjmë katër petë me madhësi të pjatës.
Petët i vëmë në tavë dhe i lyejmë me vaj. I lëmë të qëndrojnë 15 minuta.
Djathin e shtypim me pirun.
E marrim njërën petë, e përhapim edhe pak dhe e vëmë mbi një leckë. Në një enë vëmë vaj, me të cilin do t’i lyejmë duart, për ta përhapur petën. Petën e përhapim në madhësi si për pite. Mbi petë vëmë nga djathi i shtypur dhe me ndihmë të leckës, e mbështjellim në formë roleje. Rolenë e mbështjellim në rreth, duke krijuar koll pite. Kollpitet e gatshme i vëmë në tavë. Të njëjtë gjë e bëjmë edhe me petët e tjera. Sipër kollpiteve hedhim vaj dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 250 gradë.
Kollpitet e pjekura i shërbejmë me kos. /TG